Një tjetër virus i rrezikshëm në Kinë, çfarë po ndodh?

7 Korrik 2020, 11:43| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 11:47

  • Share

Disa viruse te reja duket se po i kanosen sërish njerëzimit, duke rritur edhe më shumë frikën në popullatë. Mirëpo akoma nuk dihet vërtetësia e tyre. Për të folur më shumë në lidhje me virusin aktual të cilin po vuan pothuajse e gjithë bota, por edhe lajmet që po qarkullojnë për viruset e reja ishte I ftuar ambientalisti Sazan Guri.

Vendi ku po krijohen këto viruse është Kina dhe për këtë Sazan Guri jep këtë shpjegim:

‘’ Kina ka popullsi më të madhe, ka probleme të mëdha shumica e qyteteve të Whuan-it ka probleme të mëdha me lagështinë, me ndotjen e mjedisit, me rrjetin 5G….Marrëdhënia kafshë njëri në këto dy milionë vite që ka jetuar me kafshët , ka fjetur dhe me kafshët, prandaj virusi nuk kapi fshatarin por qyetarin urban , kapi New Yorkun me 150 të papastruar ndonjëherë underground metrotë, kapi Londrën me metrotë, kapi Lombardinë, Milanon, që në 2002 bërtisnin ku do shkoni me këtë ndotje….Pra njeriu me gabimet që ka bërë me konservantët që merr, me antigripët që ka përdorur antrigripe në muajin shtator-tetor mosha e tretë Italiane, shkonin dhe bënin anti gripe. Kur vjen ky virusi tani ky bën crash njësoj si në kompjuter që të kesh dy antiviruse, një antivirus do mbash, po vure virusin e dytë jep tjetër ligje. Virusi është gjë reale që u hiperbolizua në një ireale të madhe, për një qëllim tjetër të caktuar’’ shprehet ai. 

Por a duhet të ndjehemi të rrezikuar se mund të vij një tjetër virus?

Ambientalisti Sazan Guri shprehet se beson se është një plan I miliarderit Bill Gates.

‘’ Leksioni I Bill Gates ose kill Gates  që ka mbajtur në Harvard ka thënë që në 2019 do të dali një grip. Është e qartë , e kam te konfirmuar nga burime nga më të ndryshmet. Ai thotë 7 miliardë banorë prodhojnë 10 ton Co2 në vit, dhe industrsitë është e vështirë tja ulesh co2, dhe thotë nuk e zhduk dot industrinë se më duhet, do zhduk një miliarder. Do bëj një vaksinë që është kombinim I disa vaksinash, dhe koificenti është 0.8 pra në 10 veta , 8 mund të duken sikur I përmirëson, njërin do e lëri autik, njërin paralik dhe njërin jo pjellor…… Vaksina përmban infertilitet brenda. Prandaj janë shtuar nga 1 autik për 1 mijë banorë në 30 autikë për 1 mijë banorë për këto 20 vite.

Ndërsa përsa i përket gripit ai shprehet se :

’ Virusi është një konstante që bredh në ajër, kudo në botë se fakti që ai italiani që është në burg e mori, ku e mori ai? Pra gripi është në ajër, prek njeriun që ka vitalitetin më të dobët. Ky e zbret nga lart poshtë. Ku e gjen që të prekësh me grip'' shprehet ai. 

Ndërsa jep disa këshilla dhe fakte që sipas tij kundërshtojnë teorinë për të mbajtur maskë, duke thënë se në fakt maska nuk mbron.

 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 07/07/2020 12:25

    Duhet dhe pak humor pertej lajmeve serioze. Ky tipi do kishte ngelur pa breke po te kishte botuar idiotesi te tilla ne ndonje gazete serioze ne perendim. Shpresoj qe ju mos ta keni marre seriozisht ate diarre qe nxjerr nga goja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?