Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti në Kiev të enjten për një vizitë të papritur duke shënuar përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Kthehem në Kiev një vit pas fillimit të luftës. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj derisa paqja të kthehet në Evropë”, shkroi Sánchez në Tëitter, së bashku me një video të tij duke zbritur nga treni dhe duke përshëndetur zyrtarët ukrainas.
Udhëtimi, i cili nuk u rendit në axhendën zyrtare të liderit spanjoll për të enjten është i dyti takim sekret pas atij të presidentit amerikan Joe Biden në kryeqytetin ukrainas, nga ku dhe njoftoi një ndihmë të re prej gjysmë miliardë dollarësh për Kievin.
Spanja është në mesin e një numri aleatësh të NATO-s që kanë rënë dakord të dërgojnë tanke moderne në Ukrainë dhe ka trajnuar 800 trupa ukrainase që nga fillimi i luftës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim
F.D/ReportTv.al