Sarajet e Toptanëve dhe Muzeu Etnografik i Tiranës

Sociale

‘Një tjetër xhevahir për qytetin’, kryebashkiaku Veliaj: Sarajet e Toptanëve, së shpejti Muzeu Etnografik i Tiranës!

28 Maj, 17:51| Përditesimi: 28 Maj, 17:59

  • Share

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do t’i rikthehet publikut e transformuar në një muze.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndau në një postim në rrjete sociale historinë e shpëtimit të kësaj godine historike nga një zjarr i qëllimshëm katër vite më parë dhe rrugëtimin që nisi më pas për ta kthyer në një Muze Etnografik, si pasqyrë e trashëgimisë tiranase.

Dëmet e mëdha u shmangën fal ndërhyrjes dhe pikasjes nga Policia Bashkiake, ndërsa institucioni që Veliaj drejton mori përsipër transformimin e saj dhe kthimin në një atraksion turistik dhe historik.

Kryebashkiaku që qëndron me urdhër të SPAK i paraburgosur prej 10 shkurtit të këtij viti, thekson se tani është radha e Muzeut Etnografik të Tiranës, për të cilin “mezi pret të shndërrohet së shpejti në portën e njohjes së traditave dhe kulturës nga turistët”.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj në Facebook:

“4 vite më parë, një person u fut nga dera e pasme e godinës së Sarajeve të Toptanëve dhe hodhi një shishe me benzinë brenda saj, me qëllimin për ta djegur. Për fat, një koleg i Policisë Bashkiake e raportoi menjëherë aktin dhe në pak minuta zjarrfikësja e Tiranës e shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’.

Atë natë vendosëm se kjo godinë ikonike në zemër të qytetit tonë, e cila mbart një vlerë të jashtëzakonshme të traditës dhe kulturës sonë, duhej marrë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, për t’ia rikthyer publikut të transformuar, e hapur për t’u vizituar nga të gjithë. Nisëm menjëherë punën për shpronësimin e saj dhe ia dolëm ta kryejmë në pak kohë.

Më pas, i erdhi radha realizimit të projektit të asaj që do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës - një tjetër xhevahir për qytetin, e frymëzuar nga tradita e Tiranës, si dëshmi e trashëgimisë kulturore. Mezi pres që Muzeu Etnografik i Tiranës të shndërrohet së shpejti në portën e njohjes me traditat dhe kulturën tiranase për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë”.

Postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Facebook, për Sarajet e Toptanëve dhe Muzeun Etnografik të Tiranës

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fred: 28/05/2025 20:35

    Bukur shume! Mezi po presim qe ta shikojme te mbaruar. Pune te mbare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?