Ish-producenti i Hollywood, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor sërish nga një gjykatë amerikane për krime seksuale.
Ndërsa ishte dënuar më herët me 23 vjet burg, Weinstein do të ketë dënim të shtuar për abuzimet e tij seksuale. Për lëvizjen “Me Too”, ky është një lajm shumë i mirë, pasi thotë se drejtësia vjen dhe persona të rëndësishëm japin llogari për keqbërjet e tyre.
Më shumë se 80 gra kanë dalë për të dëshmuar ndaj Weinstein, dikur ndër njerëzit më VIP Në Hollywood, ndërsa sot pas hekurave të burgut.
Aktivistë të shumtë të të drejtave të njeriut e kanë ndjekur me vëmendje këtë gjyq të rëndësishëm, pasi, sipas tyre, po flasim për një person që ka shfrytëzuar pozicionin e tij t për të abuzuar seksualisht me gra të shumta.
Ndërkohë, avokatët e Weinstein mbRohen duke thënë se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale, teksa gjykatësit kanë dhënë të drejtë vetëm në pak raste, duke lënë mbi supet e Weinsteinit akuza të forta për abuzimet që ka bërë.