Faqja e zezë, a jeni në tokë te bukës o njerëz?!
Në Tiranë në protestën pro palestinezëve mbahen pankarta që i bëjnë dëm çështjes së Kosovës dhe kauzës sonë shume vjeçare për te cilën janë sakrifikuar shumë gjenerata. Të krahasohet Hamasi me UÇK-në, është agjendë e Serbisë, Rusisë, Iranit e Kinës, të gjithë aleateve anti- perëndimor dhe kundër nesh.
Lajmin dhe fotografinë për këtë proteste e pashë nga një i ri shqiptar që jeton në perëndim Enis Gashi i cili po ashtu ka bërë një reagim të cilin ia vlen të shpërndahet dhe mund ta lexoni më poshtë.
Izraeli:
- shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore
- i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësor
- u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre
- armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi
- ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar
- njeh Kosovën
Kosova:
- shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore
- i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë
- u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë
- armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi
- ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar
- njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit
Krahasimi i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi që kreu masakër në Tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme.
Ty te lumte pena Arbana, te gjithe keta qe komentojne pro protestes jane pa dinjitet pa intelekt e per me teper te paguar.
PërgjigjuPo ty te genjen mendja se je me e kulturuar se te gjithe ato Studenta ne SHBA qe protestoje pro palestines dhe kundra Izraelit? Sa siperfaqsor dhe arrogant vazhdojn te mbeten disa ne Shqiperi. Eshte per tu habitur dhe sa servila mbeten disa ndaj atyre qe ne budallalikun e vet i konsiderojen si te forte dhe superior. Ju moj zonja keni nje kompleks inferioriteti te neveritshem
Sa shume gomere qe ka ky vend....
PërgjigjuNuk lexova asnje rresht ne artikull per shpernguljen e palestinezeve per 70 vjet nga izraeli,po lexova qe hamasi qenka organizate terroriste KESHTU THOT EDHE "KIM JONG" PER AMERIKEN .....
PërgjigjuZnj.Xharra,jeni nxituar pak ne konkluzionet tuaja! Se pari,askush nuk po krahason UCK me Hamasin.Pankarta shkruan ,rezistenca palestineze = UCK.Fjala /rezistence/mund te perfshije cdo gje qe nga rezistenca me arme e deri te gjuajtja me gure,pjese e rezistences eshte dhe OCP e Intifada,dikur te klasifikuara nen klauzolen e terrorizmit,por sot te njohura e te pranuara nga vendet perendimore.Thoni qe shteti izraelit u krijua me ndihmen e evropianeve,por ke harruar te shtosh qe financimi i luftave evropiane u ndihmua nga hebrejte qe morren si premtim ne shkembim, krijimin e shtetit.Jane dhe disa arsye te tjera,por qe nuk ja vlen t'i permendim ketu.Keni harruar gjithashtu qe palestinezet ishin po aq native te asaj qe konsiderohej Palestine sa dhe hebrejte.Dhe nuk eshte genocidi i vetem qe hebrejte pesuan gjate LIIB,duhet t'a filloni shume me heret qe me daljen e krishterimit e islamit,por ka pasur plot raste spikatese si perndjekjet ne Spanje e Gjermani,qindra vjet perpara LIIB.Jam dakord qe eshte rrethuar me arabe armiq,por kjo ndodhi se te dy palet si hebrejte,si arabet pretendonin kontroll te plote mbi Palestinen. Dhe perse e quani turp ?! Nuk eshte turp te reagosh kur njerz te pafajshem vriten cdo dite,nuk eshte turp te reagosh kur shikon femije qe vdesin nga uria,apo qe vriten te mbledhur rreth kamioneve te ndihmave,nuk eshte turp te reagosh kur te gjitha nevojat bazike per mbijetese jane hequr e demtuar dhe nenat u japin femijeve uje WC te valuar se s'ka uje.Nuk ishte turp per studentet e universiteteve qe po protestojne ne perkrahje te Palestines.
PërgjigjuArtikull siperfaqsor. NJe nivel i ulet i te shkruarit. Populli martir i kosoves eshte persekutuar per me shume se 100 vjet nga shovinistet serb. Ato jane shperngulur masakruar dhe trojet e tyre te ripopulluar me kolone serb. Kjo eshte e njejta sjellje qe Izraeli, shtet artificialisht i krijuar ne '48,beri me popullsine autoktone te palestines. Gjaste te ashtuquajtures Nakba, i shpernguli i masakroj dhe tokat e tyre i rripopulloj me kolone te ardhur me shumice nga evropa Lindore. Shumica e kytyre te fundit te ardhur nga Rusia dhe si te tille sollen me vehte nje shkalle brutaliteti te ardhur nga kultura sllave. Sjellja e kytere koloneve izraelit nga popollsise autoktone palestineze ishte e njejte me ate te Serbise ndaj Kosoves. Kesaj Zonje duhet ti vil turp kur ofendohet me krahasimin e Bibi-it me Sllobodan-in. Kaq te shkurter e ka kujtesen kjo qe te mosh shikoj mgjashmerine se cfare po ndosh tashti ne Gaza eshte e njejte me shpernguljen e shqiptareve te KOsoves ne 1999? Si komb duhet te jemi shume te kujdeshem qe te jemi ne anen e drejte te historise dhe te denojme aktet e terrorit ndaj cdo lloj popullsie civile ne cdo ane te botes. Kete duhet ta bejme edhe kur agresoret na paskan gjoja njohur Kosoven pa perfituar dicka te majme nga ana e tyre. Zonja autore gjithashtu duhet te kete kujdes edhe me gjuhen e perdorur kur permend termin tufe per kombet e tjera.
PërgjigjuSa e squt qe je mi Arbana,gjyna qe je femer,nene,grua e ndoshta gjyshe.Po nga ajo lufte po vriten grate me flame dhe po mbeten jetime femijet apo ska gje.Cfare them dhe une,mjafton te besh nje artikull.
Përgjigjukur bene dhe ti analiza pro-serbe
PërgjigjuTi si gazetare ke ndonje mendim tendin? Apo mjaftohesh me komentin e nje qytetari per te plotesuar planin e priduksionit ditor? Ku e gjen kurajon per nje titull te tille kur nuk ke asgje me thelb per te thene?! Bravo, super gazetari
Përgjigju