Kronikë

Merr flakë pika e grumbullimit të makinave, tymi mbulon zonën e Kasharit në Tiranë (VIDEO)

28 Korrik 2020, 10:54| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 11:43

  • Share

Një pikë grumbullimi makinash në zonën e Kasharit në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Shllungat e tymit kanë pushtuar një pjesë të konsiderueshme të banesave në atë zonë. Ende nuk ka një njoftim për shkakun e kësaj ngjarjeje. Dëmet materiale që ka shkaktuar kjo vatër zjarri janë të konsiderueshme.

Fillimisht ka marrë flakë një automjet dhe djegia e gomave ka shkaktuar edhe tymin. Më pas flakët janë përhapur edhe në makinat përreth.  Shërbimet zjarrfikëse kanë arritur që të mbajnë nën kontroll flakët.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?