Bedri Dedja dhe kopertina e librit

NJË UDHËTIM I RREZIKSHËM (In memoriam Prof. Bedri Dedja)

22 Nëntor 2022, 21:58| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 22:03

  • Share

Ribotohet pas 40 vjetëve libri "Një udhëtim i rrezikshëm" i Bedri Dedes, i cilësuar si «Libri më i mirë për fëmijë i vitit 2000 » nga organizata ndërkombëtare IBBI, me qendër në Bazel (CH)

…Jemi diku në mesin e viteve 60. Dy fëmijë, miku im i ngushte Maksim Konini, kaçurrels nga flokët e i drejtë sa më nuk behej nga karakteri, e unë, një anemik hollaq e i ndrojtur; shkonim vitet e para të fëminisënë atë Zogun e Zi, në hyrje të Tironës.  Lexonim libra pa u ngopur e ëndërronim udhëtime rreth botës. Edhe ku: në vendin me idiotisht të izoluar të saj. Jetonim ditë magjepsje e imagjinate pas çdo leximi e komentonim me njeri tjetrin pa rreshtur…Enderronim te beheshim edhe shkrimtare..E ja ku na bie në dorë ai libër: “Një udhëtim i rrezikshëm”i Bedri Dedes. Takojmë personazhet e paparë Kokëdruthin, KokëTapën, Kokëfirifiun e Kokakomçin. Udhëtimin e tyre larg vendlindjes.,.Betejat e kampionatet me ndeshje me komça si ato tonat. Qytetin e qejfit të ëndërruar diku.. Usta i Paudhi e paudhesite e tij, na dilnin edhe në ëndërr. Komentonim pa fund fitoren e madhe të Kokëdruthit, që ja “qerri”(fitoi) gjithë komçat, Kokakomçit, aq sa ky futi në lojë dhe kopsat e fundit, ato të pantallonave derisa i ranë edhe ato e mbeti në brekë. E sidomos gjestin e tij  tongerlliks-burrnor…Atë kur nuk pranoi as përgëzimet e ogiçëve, shokëve të tij të vegjël…”Bravo” i tha Kokëfirifiu por një grusht i fitimtarit e hodhi për tokë.” Bravo jam vetê” ja pat prerë Kokëdruthi. Sa e sa herë deri në adoleshencë e ritregonim këtë episod shveikian, me shokun e ngushtë Maksin e shkriheshim gazit. Sa e sa herë kur na dilte në lagje ndonjë plak i keq, e thërrisnim “Usta i paudhi”, apo të vegjlit e Zogut të zi, që kërkonin të bëheshin rrugaçë( Kokëdruthë të mëdhenj), i quanim Kokëfirifinj…

…Ç’ishte more ky shkrimtar që na njihte kaq mirë ne kalamajve.,,

Libri i Bedri Dedes, ka qenë besoj, për tërë kalamajt e asaj kohe që dinin të lexonin, libri më i preferuar e më i jashtëzakonshëm i lexuesve-personazhe-fëmijë, që i gjeje aso kohe, në  çdo lagje të Tironës e nuk di, ndofta dhe kudo në Shqipëri…

Bedri Dedja, ishte për ne shkrimtari më i madh i kohrave e vepra e tij, një habi se si kish mundur t’i njihte e skaliste aq bukur heronjtë-kalamaj. Dikush na tha më vonë, se model patën qenë kalamajt e pallatit ku banonte prof. Bedriu. Do methënë kalamajtë si të gjithëne…

…Pastaj, do kohë më vonë, edhe në Zog të Zi, erdhi lajmi i çuditshëm: Shkrimtar Bedriun e librin e tij e patën sulmuar, kritikuar, sharë si libër që çedukonte. Po kush e kish shpallur këtë mandatê?! Ende nuk pat dalë aq hapur, si pak vite më vonë, ajo që e para që i zbulonte e dërrmonte këto “gjëma”. Partia.

Aso kohe së paku mua e Maksit na u tha, që shkrimtarë të tjerë të zgjuar, e kishin “kapur” këtë libër-hile të madhe të Bedri Dedes. Që nisja e tre kalamajve që nuk mësonin në shkollë, Kokëdruthit, Kokëtapës e Kokëfirifiut drejt qytetit të qejfit, ish zbuluar që na ishte ai krimi i madh që dënonte partia; arratisja…Që Usta i Paudhi që i joshte kalamajtë të linin shkollën e të shkonin të bënin vetëm qejf, na ishte imperializmi amerikan…E qëpër rrjedhojë autori i librit, e libri, na ishin dy krijesa revizioniste që duheshin dërrmuar, flakur…

…Pastaj në Zog të Zi mbërrin lajmi tjetër se Bedri Dedja kish kërkuar ndihmën e kalamajve.

“Le të thoshin ata a u pëlqente a s’u pëlqente libri” pat thënë Bedriu

Maksi e unë u thirrëm urgjentisht  nga njeri tjetri, atë pasdite, në mbledhje, ke tuneli i pallatit. Për të marrë një vendim me rëndësi. Dhe si gjithmonë “Partia” jonë, partia e dy kalamajve që në fshehtësi nga të rriturit e lagjes, e kishim ndarë mendjen të bëheshim shkrimtarë e kolegë të Bedri Dedes, arriti njëherazi në vendim unanim:

” Tëniseshim menjëherë në ndihmë të shkrimtarit Bedri Dede. Ta ndihmonim, madje jo thjesht si fëmijë, por si shkrimtari shkrimtarin.

…Dhe u nisëm Rrugës se Durrësit si kapedanë, Maks Konini 10-11 vjeç e unë në moshë, diku aty afër poshtë tij. Drejt e tek biblioteka e lagjes. Biblioteka ishte e mbushur me kalamaj Kokadruthas e Kokakomças të paepur. Tek tuk shihje ndonjë Kokëfirifi si ne. Shumica ishin më të mëdhenj se ne. Një burrë i panjohur( më vonë kemi konkluduar se duhet të ketë qenë instruktor sekret partie për librat) drejtonte mbështjelljen. Kalamajve ju kërkua prej tij të “votonin”, d m th të çonin duart ata që e pëlqenin librin e sidomos “ata që nuk e pēlqenin hiç fare”, siç tha ai.

Dhe ndodhi që në një akt të paparë “disidence”, të gjitha duart e kalamajve, dyshe madje, u çuan përpjetë…në favor të librit. Nuk di a ishte në këtë takim vërtet Bedri Dedja. Apo ndofta e vërteta e dëshira a fiksimi im, janë në një mendje, se ai aty ishte e gëzoi me gjithë shpirt triumfin e tij e të librit të tij. Por sidomos të kalamajve mbi kundërshtarët e mëdhenj të Bedriut. Mbi ata që unë e Maksi ishim të bindur që ishin ca shkrimtarë të ligj e ziliqarê, që shkruanin keq e nuk dinin të na i fitonin zemren neve kalamajve.

E ku ta dinim ne, se aty në atë mesele libri kalamajsh, na ishte nakatosur edhe Partia e Enveri…E ku të na vinte mendja që më vonë “votime”, të  tilla të rriturish, do çonin sa e sa syresh në burg.

…Më vonë mësuam se na kishte rrejtë mendja. Se nuk kishim fituar as ne, as Zogu i Zi e as prof. Bedriu…E ca më keq libri që u dënua ( ndalua), me damkosje e burgim 30 vjeçar. Burg nga i cili doli bashkë me të burgosur të kulturës që e kishin dënuar dikur librin e vetë Bedriun si revizionist

Ku ta dinim ne se arbitri Big Brother i atyre kohrave, gjykonte nga sipër fushës dhe përdorte sistemin VAR ku ja riparaqisnin xham, deri edhe “zullumet” e kalamajve.

…Akoma më vonë kur kujtonim ato kohra, e atë “votim”, kemi qeshur me prof.Bedriun që më vonë u bë edhe profesori im…E kemi thënë veç të tjerash, se ne kalamajtë e asaj biblioteke lagjeje, duhet të ishim shpallur së paku shkrepse të demokracisë, se sa për pishtarë ishim ende shumë të vegjel. ..

Ylli Pango

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?