Arben Ndoka ne kafe me Qefaline, Lutajn dhe Ndreun

Politikë

‘Një ujë pa gaz mes kolegësh...’/ Rikthehet Arben Ndoka, kafe me deputetët e PS/ FOTO

17 Korrik 2018, 19:22| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 19:34

  • Share

Arben Ndoka, ish-deputet i PS dha dorëheqjen nga mandati duke u larguar nga Kuvendi legjislaturën e kaluar, pasi prekej nga ligji i dekriminalizimit. Megjithatë ai vijon që të ketë kontakte dhe shoqëri me deputetët e PS.

Fotografi i njohur Agim Rama ka fiksuar një moment të Ndokës në shoqërinë e deputetëve Xhemal Qefalia e Pjerin Ndreu dhe kreut të Zyrës Përmbarimore, Piro Lutaj. Fotografi i shoqëron fotot me statusin ‘Një ujë pa gaz mes kolegësh..’.

Ndërkohë që Agim Rama sjell në foto edhe debatin e ashpër te Komisioni i Medias mes shumicës dhe opozitës, teksa e ftuar për të raportuar ishte ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, por edhe momente pikate kur deputeti Bujar Çela nuk ia ndanë sytë Adelina Ristës, që është duke pirë kafe.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Vokshi si rrallë herë është ‘kapur’ nga fotografi e qetë duke u menduar, ndërsa Musa Ulqini dhe Fidel Ylli duket se po diskutonin strategjinë përballë opozitës në komision.  

Komento

Komente

  • Petriti: 18/07/2018 15:50

    Ju te partise se Ramiz Alise qe presekutoni me keq se diktatura ,jeni katandisur ne dore te byligbasheve , salijaneve , ballive ishe spiuneve te sigurimit ! Eshkatrruat pd populli po ju njeh mjafte mire tash .po baldosni kombin me sharje dhe shpifje te turpshme ? Edhe Enveri do jua kishte lakmi dhe sigurimi i diktatures keshtu nuk mund ti perpilonte !ae kuptoni se dojeni shume gjate ne opozite ! Aekuptoni se juve ju kane braktisur te gjithe ! Aekuptoni se jeni bere shume te turpshem . Ja kaluat diktatorir populli nuk ju fal .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?