Maryna Viazovska

Një ukrainase bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” për Matematikë

6 Korrik 2022, 17:15| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 17:16

  • Share

Katër matematicienë, përfshirë ukrainase Maryna Viazovska, janë vlerësuar me medaljen prestigjioze Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë. Kështu njoftoi juria e Unionit Ndërkombëtar Matematikor më 5 korrik. Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për matematikë.

Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oksfordit.

Maryam Mirzakhani, një profesoreshë me origjinë iraniane në Universitetin e Stanfordit, ishte gruaja e parë që mori çmimin për punën e saj në 2014. Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në 2017./ REL

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 06/07/2022 19:17

    Nuk çmim Nobel për matematikën...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?