Një pemë ulliri në oborrin e Neurokirurgjisë për nder të Drini Dobit, mjekët kujtojnë kolegun që u nda nga jeta prej COVID-it

27 Janar 2021, 14:37| Përditesimi: 27 Janar 2021, 19:17

  • Share

TIRANË- Një ulli në oborrin e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë në kujtim të neurologut Drini Dobi. Jo më kot është zgjedhur kjo pemë, e për këtë sqarimin e jep mjeku neorolog Mentor Petrela.

Ajo që e bën edhe më të trishtë këtë moment, është se sot mjeku do të festonte ditëlindjen e tij të 52-të.

“Koincidon ditëlindja e tij në një moment që ne do të donim ta kishim pranë por kjo është një luftë e përbotshme. Ky ulli është mbjell në oborrin e spitalit për të kujtuar doktor Drinin, është një inkarnacion që ndodhet në qenie të gjalla, dhe ulliri që është simbol i paqes nuk lëviz nga vendi. Është një shenjë që do të na kujtojë Drinin mes nesh”, ka thënë mjeku.

Dobi ndërroi jetë më datë 9 dhjetor në një spital në Itali ku kishte shkuar për trajtim ndaj koronavirusit.

Mjeku rezultoi pozitiv më 22 nëntor dhe që në fillim shfaqi simptoma të rënda shëndetësore. Mjekët italianë dhanë fillimisht shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohej shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javëm por fatkeqësisht nuk ia doli. 

1611771423_ULLI.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?