Ramadan Ndreu do jetë trajneri i ri i Tërbunit në Kategorinë e Parë. Këtë të hënë pukjanët shkarkuan Alert Alcanin, duke ia besuar vendin 56-vjeçarit krutan që ka shumë eksperiencë.
"Tërbuni njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin e mirnjohur Ramadan Ndreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar", njofton Tërbuni.
Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun shqiptar, si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriorit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi. Nga dhjetori i 2021, Ndreu nuk ka qenë aktiv në rolin e trajnerit, duke mbajtur pozicione të tjera.
Lajmi kryesor:
ZYRTARE/ Humbja në Berat, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin! Emëron menjëherë zëvendësuesin
S.Dh/ReportTv.al