Presidenti i Republikes, z.Bajram Begaj

Një vit i Presidentit Begaj në krye të vendit. E jashtëzakonshmja e… normalitetit

21 Korrik 2023, 12:01| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 18:26

  • Share

Ndërsa këto ditë bëhen 365 ditë nga qëndrimi i z. Bajram Begaj në krye të Presidencës, në të vërtetë duket sikur Presidenti Begaj kishte qenë aty përherë. Duket se në 1 vit normalitet, takime jashtë vendit dhe në rajon, deklarata teknike, mungesa sulmesh personale dhe partiake, të cilat nuk kanë prodhuar lajme “bombë”, shpërthyese, denigruese, na kanë çuar në një tjetër dimension sa i takon institucionit të Presidencës (veç dekoratave, që edhe pse jo me breshërinë e mëparshme, patën gjithësesi një lloj inercie).

Ndokush mund ta konsiderojë si një dimension mërzie, dikush tjetër si një dimension mungese rëndësie, ndërsa mendoj se është dimensioni i rrjedhës normale të shtratit bazik të Shtetit. Në këtë rrjedhë jo imponuese, duhet të lëvizin indet shtetformuese të të gjitha shtyllave kryesore që mbajnë një vend demokratik në këmbë: presidenca, qeveria, drejtësia, media, parlamenti. Me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme.

Ekseset, të veshura me skena tragji-komike për të marrë vëmendje për pushtet personal, janë një anomali me të cilën politika dhe media e tranzicionit në vendin tonë e ka mësuar dhe orientuar deri në dopim publikun dhe opinionin shqiptar. Nuk ke vëmendje nëse nuk je më i forti, më i pasuri, më e bukura, më e veshura, më servili, më i nënshtruari, më “bomba”...

Por nëse një shtet, e gjithë struktura e tij, punon normalisht dhe rrjedhimisht për përmirësimin e jetës së vendit, pikësëpari, duhet të jetë normal personalisht dhe institucionalisht vetë, që të prodhojë të njëjtin efekt në shoqëri.

Nuk janë vetëm uraganet, furtunat, vetëtimat që sjellin para syve të vërteta. Shpesh, ndoshta përherë, hapja e kohës pas një furtune, lumi që rrjedh qetë, deti pas shtërngatave, nxjerrin në sipërfaqe atë që nuk e pamë dot dhe na bëjnë të gjithëve të shohim më mirë. Në qetësi dhe normalitet, shihet, perceptohet më qartë e vërteta. Ku ka zhurmë, ka një përpjekje për të mbuluar diçka që kërkon kthjelltësinë dhe kohën e duhur për t’u kuptuar. Kështu dhe në jetë dhe në politikë. Kush bën zhurmë, kush me pasion gënjen apo shpif që të denigrojë kundërshtarët e tij apo çfarë e rrethon, ecën kundër rrymës vetëm për pak kohë, por, është kundër natyrës dhe kurrë nuk mund të jetë fitues. Shembujt i kemi mes nesh.

Në këtë vit që kaloi kaq shpejt në Presidencën e Shqipërisë, gjërat rrodhën në dimensionin që Kushtetuta shqiptare i ka dhënë Presidentit Begaj dhe presidentëve të tjerë që do të vijnë. A nuk është kjo e jashtëzakonshmja e jetës normale? A janë këta, binarët institucionalë të Shqipërisë?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anton: 22/07/2023 08:39

    Te heshtesh , pikerisht nga heshtja jane pasojat , paaftesi eshte mosveprimi, cfare qendrimi ka mbajtur per kauza te rendesishme vec heshtjes dhe kerkoni dhe heshtje nga njerezit, paaftesine lexoje te memet gjate gjithe vitit, pervec se per turizem personal po e perdor ate pozicion, shikoni mos ka thyer doren tjeter te merrni ca leke nga shteti per kurim.

    Përgjigju
  • ADA: 22/07/2023 05:25

    Nuk e di nga cfare pozite flet ti por te thuash qe Bajrami eshte president normal eshte anormale perballe vetes tende dhe amorale perballe lexuesit. Bajrami eshte bere si festa me te njejtin emer, qe shfaqet 2 here ne vit per festa, ka futur ata 10-12 vete dhe ka hequr gjithe profeaionistet nga presidenca dhe mbi te gjitha rrin shume urte perballe nje qeverie qe vjedh e dhunon qytetaret e vet perdite. FATKEQSISHT Begaj nuk eshte presidenti qe duam e qe meritojme dhe kete mendim e ka pjesa me me vlere e shqiptarrve (perjashto sufllaqexhinjte. Klm

    Përgjigju
  • Anton: 21/07/2023 23:35

    Maksi cojeni te Portokallia , me thuaj ti nje qendrim dinjitoz ne 1 vit , ve c memeve qe na kenaqi, ta shikojme cfare qendrimi do mbaj per studentet e mjekesise.

    Përgjigju
    • Lala: 22/07/2023 11:30

      Per Maksi...Baromi esht hajdut.ka qen hajdut ne spital ushtarak.merrte lek edge per te dhen raport mjekesor

    • Maksi: 22/07/2023 01:46

      The qe eshte i paafte. Nuk me dhe naj shembull konkret. Po nuk pate gje per te thene me mire te heshtesh

  • spiridon: 21/07/2023 18:53

    nese nje president firmos me koken ulur cdo gje qe i dergon shumica qe e vuri quhet normal atehere zonja ka probleme me konceptin e asaj cka quhet normale .... gjithashtu perzgjedhja eshte teresisht e diskutueshme ....

    Përgjigju
  • Anton: 21/07/2023 18:08

    Si mund te jet standarti i normales nje i paafte? Si mund te publikoni shkrime te tilla per qoka? Nuk mund ti hidhet hi sy shqiptareve, ruani profesionalizmin , eshte fatkeqesi per kete vend qe garant te Kushtetutes ka nje President si ky…pse jane larguar stafi i profesionisteve qe mori kete pyetje bejini keshilltares qe ju ka dhene informacionin….uluni me populli dhe degjoni cfare flitet per te.

    Përgjigju
    • Maksi xhan: 22/07/2023 04:21

      Paaftësia e një presidenti kukull duket ne faktin që nuk ekziston, nuk kthen një ligj, nuk kritikon asnjë institucion. Kaq mirë ecin gjërat në Shqipëri, nuk paska asgjë për të përmirësuar?

    • Enrik: 21/07/2023 21:10

      Ta pyesin presidentin a ka emeruar sekretare te pergjithshme nusen e vllait te zonjes se pare??? Ka statusin e zevendes presidentit sekretari pergjithshem ne hierarki…sa per info

    • Maksi: 21/07/2023 19:26

      O anton me thuaj nje rast te vetem kur duket paaftesia e presidentit? Apo komenton per te kaluar kohen

  • Ed jupi: 21/07/2023 17:05

    Ke te drejte alba, ky president eshte sikur vendi yne te ishte pa president fare. Aktualisht te vetmin individ qe sherben si garant i kushtetutes apo simbol i unitetit kombetar eshte thjesht nje ushtar i edi rames qe i dekreton cdo minister hajdut e cdo ligj abuziv. Nuk besoj qe vendi yne ka nevoje per nje "normalitet" te tille, ilir meta dhe pse fytyre e keqe ishte nja 1000 here me mire se ky

    Përgjigju
    • Ed jupi: 21/07/2023 23:50

      E perseris per kete zotnine qe ska pertuar te me kundershtoje. "Me mire 1 milion here i felliquri ilir meta president", qe nuk dekretoi qindra ligje abuzive dhe ministra te mbetur ne tentative si gent cakaj psh duke perdorur autoritetin e kreut e shtetit qe coi ne gjykate kushtetuese plot ligje te tjera shqetesuese se sa Bajrami qe e shofim vetem per bajram ose per pashke ne rol cereminial e nga ana tjeter eshte thjeshte skllav ligjor i edi rames i emeruar me bekimin e çet kastratit per te certifikuar zullumet e kryeministrit.

    • Çfare thua mer bab: 21/07/2023 19:29

      Ilir meta eshte personi me i urryer nga shqiptaret or kaqol apo i harrove bëmat e fantomasit

  • Mbreti Gafur: 21/07/2023 16:40

    Bilanci i nje viti brenda gardhit te presidences: Pervec 30 vetave qe shkarkoi muajin e pare te cilet i gjeti aty Jane larguar me doreheqje mbi 15 zyrtar ne pozicione te rendesishme te cilet i mori si te besuarit e tij kur hyri ne ate zyre…si keshilltari ligjor, keshilltarja per mediat, 2 sekretar te pergjithshem njeri pas tjetrit, shefi i Kabinetit etj etj Patjeter qe kjo eshte thjesht normalitet per Bajramin ne vitin e pare!!!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 21/07/2023 14:05

    OK-ALBA: 1.Nuk do e kishim marr vesh që Presidenti B.Begaj mish një vit në detyrë.Pasi veshët tan,Të Shqipëtarëve jan mësuar me ZHURMA,SHPIFJE,VJEDHJE VRASJE,VIDIO E DOSJE TË MËDHA KRIMI TË Presidentëve Berisha e Meta(j). Ato ditë të presidencës tyre mos ardhëshin kurrë më. -Megjithatë,Këto 2 mostra akoma nuk po pushojnë nga zhurmat shpifse në politikë që 90 % e popullit nuk don ti shofi me sy. -Presidenti B.Begaj radhitet me Presidentn Moisiu,Meidani..të cilët populli i respekton edhe në pension.Njeriu i LIG NË PUNË ËSHTË I TILLË EDHE NË SHPIRT..I ZI veçmas dhe familjarisht. -Suksese & shëndet Presidentit B.Begaj

    Përgjigju
  • Erisa: 21/07/2023 13:38

    Tallje ne mes te dites. Te klasifikosh Bajramin ne nivelin e normales. Nese standarti eshte te jesh skllav i perulur i Rames, si dikur Nishani ndaj Berishes, epo edhe tallja vete do trembej.

    Përgjigju
    • Çudi: 22/07/2023 01:30

      Argumente pa lidhje fare

    • O Ardit: 21/07/2023 19:11

      Ose Ardit sufllaqja, po s'ka ose me mua ose me ata. nëse Meta ishte m.t ky është ka.e. Vetëm se ketij i 3 fishuan rrogën, di gjë ti pse? Apo të rrojë partia thuaj.

    • Arditi: 21/07/2023 16:39

      Erisa ja fute kot. Preferon ate palaçon paraardhes me duket

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?