Rafael Nadal është rikthyer në një ndeshje tenisi pas 348 ditësh. Dëmtimi i spanjollit ka qenë i rëndë, duke mbajtur jashtë aktivitetit për afro një vit një ndër tenistët që kanë bërë historinë në këtë sport.
22 herë fituesi i Grand Slameve pësoi një lëndim në "Australian Open" një vit më parë dhe operacioni e mbajti jashtë. Këtë të dielë ai luajti në "Brisbane Internacional" një ndeshje dyshe, ku ishte shok ekipi me Marc Lopez.
Dyshja spanjolle, të cilët fituan së bashku medaljen e artë olimpike në Rio 2016, përfundimisht u dorëzuan pas humbjes 6-4 6-4 ndaj Max Purcell dhe Jordan Thompson të Australisë.
Rafa Nadal do jetë sërish në fushë të martë, në përballjen teke kundër Dominic Thiem. Kjo do jetë një përsëritje e ndeshjeve të "French Open" në 2018 dhe 2019, të cilat u fituan nga Nadal.
Spanjolli 37-vjeçar do jetë pjesë e Australian Open që fillon në datën 14 janar 2024 dhe është duke u përgatitur për këtë event. Për mediet, Nadal tha se 2024 do jetë viti i fundit në aktivitet dhe me gjasë nuk do jetë më pjesë aktive e sportit.