36-vjeçari Gledio Muka ishte në krye të detyrës si kamarier, duke u shërbyer klientëve të fundit, kur u qëllua me breshëri plumbash më 21 korrik të 2024-ës.
Ka kaluar 1 vit nga masakra në Memaliaj, me tre te vrarë, ku Gledio mbeti viktimë e pafajshme. Sot i ati, Hamza Muka, me lot në sy, teksa vendos lule në vendin ku dha shpirt i biri, kërkon drejtësi.
“Kam një thirrje për autoritet shqiptare: Dua ta zbardhin ngjarjen sa më parë! Kam pyetur dhe më kanë thënë se jemi drejt zbardhjes por nuk di se pse nuk kanë bërë ende asgjë”, tha Hamza Muka, për mikrofonin e Report TV.
Qytetarët e Memaliajt gjithashtu kanë apeluar për zbardhjen e ngjarjes dhe krijimin e nje mjedisi te sigurt ne qytetin qe e vuan friken e hakmarrjes mes familejeve ne konflikt.
“Duam të jetojmë të qetë! Të mos ndodhin më ngjarje të tilla”, thanë ata.
Duke u gdhirë 21 korriku i 2024 Memaliaj u trondit nga atentati mafioz, ku dyshohet se shenjter ishte Shyqyri Kalemi, i ati i Andrea Kalemit nje personazh i njohur i botës së krimit. Plumbat kapen aksidentalisht Gledio Mukën dhe Marsel Çelen.
Ngjarja nuk ishte e rastësishme por pasojë e një zinxhiri atentatesh mafioze, përfshirë vrasjen me bombë ne makine të Aleksandër Sadikajt në Tiranë dhe ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa.
Për masakren e 21 korrikut 2024 nuk ka asnje te arrestuar, madje as te shpallur në kerkim. Autorët dyshohet të kene qene vrasës me pagesë që kane humbur çdo gjurmë pas krimit të trefishtë.
Komente

haha i keni n vlor 2 gjujtsat kan hap biznese hoteleri dhe makina me qera nuk behen me me njeri tjetrin aq e paten shokt e ngusht njerit ju prish dhe krushqia sa gjyna
Përgjigju