Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij Edlira Çepani

Sociale

Një vit nga ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, bashkëshortja Edlira Çepani mesazh prekës: Dhimbja nuk kalon me kohën, më duket sikur më përqafove dje

18 Shtator, 20:18| Përditesimi: 18 Shtator, 20:28

  • Share

Teksa sot shënohet 1 vit nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, bashkëshortja e tij Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete. Çepani shprehet se dhimbja për të nuk kalon me kohën, ndërsa shton se i duket sikur dje Bogdani i dha përqafimin e fundit.

Sakaq, Edlira Çepani shprehet se do vazhdojë misionin e Bogdanit dhe do t’i ngrejë lart të gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai ka luftuar.

“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket sërish sikur të kemi aty në çdo moment!  Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim.

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojnë me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.

Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!’, shkruan Çepani.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?