Një vit nga sulmi drejt Top Channel, Balla: Hetimet në fazë intensive po dokumentojmë me prova porositësit e ekzekutorët

27 Mars, 13:50| Përditesimi: 27 Mars, 14:12

  • Share

Një vit nga sulmi me armë kundër godinës së televizionit Top Channel që i mori jetën rojes së godinës Pal Kola ministri i Brendshëm deklaron se po punohet për dokumentimin me prova të personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe zbulimin e mekanizmit që ka porositur dhe ekzekutuar.

"Sulmi kundër Top Channel ka qenë e mbetet një akt i rëndë për të cilin prej momentit të parë policia e shtetit ka zhvilluar hetime. Ajo që mund të ndaj me ju brenda ruajtjes së sekretit hetimor është se gjatë javëve të fundit, hetimet kanë hyrë në fazë intensive. Ajo që po bën në këtë moment policia e shtetit në bashkëveprim me prokurorinë është dokumentimi me prova i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe zbulimi i mekanizmit që ka porositur dhe ekzekutuar këtë ngjarje të rëndë”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 27/03/2024 16:29

    I kane bere shantazh ndonje politikani me pergjime dhe kane marre ate qe kerkonin

    Përgjigju
  • Lala: 27/03/2024 13:54

    Taulant e di gjitje lushnja per top cheenel vetem ju prisni prova dhe fakte????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?