Kosova kujton sot një vjetorin kur një grup serbësh të armatosur vranë oficerin e policisë, Afrim Bunjaku. Në një deklaratë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nënvizon se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime.
“Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit. Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë”, thekson MEPJ në një deklaratë publikura në rrjetet sociale.
MEPJ shprehet se “Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”.
Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Prokuroria Speciale e Kosovës, më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave që morën pjesë në sulmin e Banjskës, në grupin e udhëhequr nga Millan Radoiçiç e nesër pritet të jetë seanca e parë gjyqësore.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha dje se bazuar në ligj “terroristët mund të gjykohen në mungesë”.