SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi pronarin e lokalit ku në shkurt të 2022 u vra Prek Tonaj. Bëhet fjalë për Gegë Tefaj i cili ishte shpallur në kërkim për deklarim të rremë.
Ndaj 53 vjeçarit banues në fshatin Grudë e Re, gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 11 korrik 2022 “pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit Prek Tonaj, ngjarje e ndodhur më datë 13 shkurt 2022, në lokalin e tij.
Ndaj tij rëndon akuza “Deklarata e rreme përpara prokurorit” informoi sot policia e Shkodrës.
Vrasja e 47 vjeçarit, Prekë Tonaj u shënua më 13 shkurt 2022 në një lokal në Grudë të Shkodrës. Autori me kapele hyri i vetëm në lokal iu është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor ishte emri mbi të cilin është kryer vrasja. Më pas u largua me ndihmën e një bashkëpunëtori që po e priste në hyrje të lokalit. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të së kaluarës së viktimës.