Një vit pa Fatmir Frashërin, Rama tregon si e njohu: Mora këshilla të vyera, ishte studioz dhe i apasionuar

19 Korrik 2020, 13:25| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 13:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama në një vjetorin e ndarjes nga jeta ka rikujtuar legjendën bardheblu Fatmir Frashëri. Edi Rama tregon si e njohu Frashërin dhe bisedat duke e cilësuar xhentëllmen të vërtetë.

"Fatmir Frashëri ishte një ndër legjendat e "Tironës" që asokohe quhej "17 Nëntori". Rasti e solli ta njihja personalisht shumë më vonë se sa koha e largët, kur mbante shiritin e kapitenit në mes të gardhit mbrojtës të skuadrës së tironsave. E takova një ditë në studion e mikut tonë të përbashkët, piktorit Ramadan Karanxha, ku dëgjuam muzikë klasike në gramafonin heroik të Danes dhe profesori i fushës së blertë fliste me pasion për violinistin e famshëm Yehudi Menuhin! Qysh atëherë u takuam në kohë të ndryshme deri vonë - mora prej tij këshilla të vyera për stërvitjet e forcës, kur luaja me skuadrën e parë të Dinamos, ndërkohë që profesori ishte traineri i futbollit dinamovit dhe takohesha gjithnjë me kënaqësi me të tek godina e klubit. Ishte një xhentëllmen i vërtetë!

Mbetet në kujtesën time si një personazh i veçantë i botës së sportit shqiptar, një ndër anglishtfolësit e rrallë të kohës së izolimit nga bota, njeri studioz dhe i apasionuar pas muzikës klasike, letërsisë, pikturës e historisë, përveçse pas futbollit të cilit i kushtoi tërë jetën e tij profesionale. Ai u nda nga jeta si sot një vit më parë, duke lënë gjurmën e tij të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar, në kujtesën e tifozëve të "17 Nëntorit" e të Kombëtares kuqezi, të lojtarëve të shumtë që stërviti me diturinë e tij të spikatur dhe të miqve që patën fatin ta njohin nga afër" shkruan Rama.

Komento

Komente

  • RESPEKT: 19/07/2020 20:05

    FATMIR FRASHËRI BUR ZOTNI BUR SERJOZ E NJERI I PËRSOSUR. I PËRKUJTISHËM QOFT KUJTIMI TIJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?