Një vit pa Hueyda El Saied, bashkëshorti prek me dedikimin: Na mungon buzëqeshja jote, por do mbetesh gjithmonë në zemrat tona (VIDEO)

23 Nëntor 2022, 09:59| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 10:03

  • Share

Ka kaluar një vit nga humbja e Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin e gjirit. Bashkëshorti i saj Gabrieli ka prekur me një dedikim që i ka bërë Hueyda El Saied.

Gabrieli bashkë me djalin Thierry e kujtojnë gjithmonë Hueyda përmes postimeve të ndryshme, por sot në këtë ditë të vështirë për të ka zgjedhur të publikojë një video me momentet e tyre më të rëndësishme familjare.

“Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”,-shkruan Gabrieli.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?