Blerina Gjylameti dhe Elton Macolli

Politikë

Një vit pa vëllanë që e humbi në aksident/ Gjylameti i dedikon disa vargje të ndjera: Thonë që mësohesh me mungesën, por është kaq e vështirë!

19 Tetor 2020, 18:23| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 18:27

  • Share

TIRANË- Një vit pa vëllanë e saj të vogël, Elton Macolli, i cili humbi jetë në një aksident rrugor, nuk ka qenë aspak i lehtë për deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti.

Forcën për të vijuar jetën e gjen te kujtimet e bukura që kanë kaluar së bashkë! Kur kanë kaluar një vit nga vdekja e tij, Gjylameti i ka dedikuar disa vargje të ndjera.

"Një vit pa ty, na duket pafundësi! Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.

Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . S'janë pak , kemi qenë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.

I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona", shkruan Gjylameti, teksa bashkangjitur ka publikuar një foto ku shihet krah tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 19/10/2020 19:05

    Gjylametke per dhimbjen bashkohem se jam njeri. Per statusin social dhe kontributet e dhena ti je nje factor mjerimi e dhimbje per njerezit e thjeshte qe te kane votuar ty dhe ps tende,alias rilindje. Ne djall e ne ferr shkofshi sa me pare bashke me pd@lsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?