Ekonomi

Një vit pandemi, nuk dihet ende numri i të papunëve! Institucionet vendase japin të dhëna kontradiktore

5 Maj 2021, 19:26| Përditesimi: 5 Maj 2021, 20:16

  • Share

Një vit nga karantina e vitit të kaluar dhe ende nuk ka një shifër të saktë se sa të papunë prodhoi viti 2020, i cili mbylli me dhjetëra biznese dhe ekonomia pësoi një recesion -3.3%.

Fillimisht ministrja e Financave Anila Denaj tha se në muajit e karantinës numri I të papunëve arriti në 87 mijë por që më pas një pjesë e tyre u rimorën përsëri në punë.

Të dhënat e institucioneve janë kontradiktore, pasi INSTAT, Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Ministria e Financave japin nga një version të ndryshëm në shifra.

Më kontradiktore janë të dhënat e vetë INSTAT, i cili rreth 2 muaj më parë raportonte se numri i të papunëve në vitin 2020 ishte më shumë se 43 mijë persona. Në raportin e fundit për të njëjtën periudhë (viti 2020) ky institucion njofton se janë 23 mijë të papunë.

Të tjera të dhëna vijnë për tregun e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i referohet daljes nga skema e sigurimeve. Në raportin vjetor të tij numri i të papunëve ishte më shumë se 34 mijë qytetar.

Ndërkohë nga ana tjetër ministrja Denaj pa përmendur shifra konkrete tha në seancën parlamentare të 8 shkurtit 2021 foli për rritje punësimi dhe mbyllje të vitit me balancë pozitive.

Sipas raportit të fundit të INSTAT pandemia COVID-19 ka rritur me 0.2% nivelin e papunësisë në vend duke e çuar në 11,7%, ndërsa në total sipas tij në Shqipëri është 164 mijë e 613 persona. Kjo shifër është më e ulët se një vit më parë kur raportohet për 165 mijë të papunë.

NUMRI I KONTRIBUUESVE

Viti 2019                   781,924

Viti 2020                   747,875

Diferenca                   -34.049

NUMRI I TË PUNËSUARVE/ RAPORTI 2

Viti 2019     1,266 mijë persona

Viti 2020     1,243 mijë persona

Diferenca       -23 mijë persona

NUMRI I TË PUNËSUARVE/ RAPORTI 1

T4 2019       1,274,857 persona

T4 2020       1,231,452 persona

Diferenca         43.405 persona

NUMRI I TË PAPUNËVE

Viti 2019     165 mijë persona

Viti 2020     164 mijë persona

Diferenca       -1 mijë persona

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?