Një vit para zgjedhjeve, Mediu: Opozita s’mund të katandiset kush do jetë deputet! S’funksionon me takime kryetarësh

2 Qershor, 16:45| Përditesimi: 2 Qershor, 16:49

  • Share

Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Republikane, Fatmir Mediu i kërkoi opozitës reflektim, duke thënë se duhet të ndryshojë nga opozitë e liderëve në opozitë të shqiptarëve. Ramën e akuzoi për keq-qeverisje dhe korrupsion. 

Përballë një opozite e cila vijon të jetë jo-kompakte në prag të trokitjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025, kreu i republikanëve Fatmir Mediu ngre alarmin që rrymat opozitare të reflektojnë për të qenë alternativë qeverisëse.  E këtë Mediu, thotë se duhet ta nisin së pari duke ndryshuar veten.

“Opozita e liderëve duhet të ndryshojë dhe të bëhet opozita e shqiptarëve.  Opozita nuk mund të katandiset në qëllimin se kush do të jetë deputet, por duhet ta shohë parlamentin si vendin ku shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mundësinë për të ardhmen dhe shpresën e tyre’,-u shpreh ai.

Autokritikë ka edhe për mënyrën sesi po funksionon federata opozitare, e cila sipas Mediut nuk duhet të kufizohet në takime kryetarësh ndërsa i kërkon të ndërtojë marrëdhëniet me SHBA, BE e NATO-n.

“Bashkimi i opozitës nuk mund të funksionojë vetëm si takim i kryetarëve të opozitës në Tiranë, por duhet të funksionojë në çdo qark, në çdo bashki. Me çdo individ”,-tha Mediu.

Në takimin e Asamblesë Kombëtare, Kreu i Partisë Republikane akuzoi edhe Edi Ramën për keq-qeverisje dhe korrupsion, duke e thënë se po e bën vendin të pajetueshëm.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 02/06/2024 22:03

    Po ky Medi Mavria nuk i ka as 50 veta të mbushi sallën e do të bëhet prapë Deputet, ky duhet të kishte mbi 15 vjet që do ishte në burg, e jo më të dali e të na japi mënd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?