Rreth një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për rolin e tij, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Begaj ka bërë një baraslargim moral dhe kushtetues nga palët politike e se sot se di askush se për kë voton presidenti.
Në fjalën e tij Vangjeli tha se ishte i dëshpëruar që e mësoi nga një koleg gazetar nga Prizreni për rolin e presidentit në klimën e ngrirë mes Ramës dhe Kurtit, jo nga institucioni i presidentit.
‘Ajo që pohoi Rama ndoshta është edhe thelbi i këtij viti të parë të presidencës së Bajram Begajt, Baraslargimi moral dhe kushtetuese nga palët. Fakti se askush nuk e di se për kë ka votuar Bajram Begaj në zgjedhjet e prillit të 2021 janë në favor të tij. Baraslargim mes palëve. Pikërisht ajo të cilët të gjithë paraardhësit e tij nuk kanë arritur që ta shmangin dot. Jam ndjerë i dëshpëruar kur kam mësuar një të vërtetë nga një kolegu ynë jashtëzakonisht i informuar nga Prizreni që më flet për atë që duket një lloj konflikti ndërmjet kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurtit në Prishtinë, ndërkohë që ka pasur një faktor tjetër që është presidenti i Republikës në komunikim me palët pikërisht si zjarrfikës me bluzë të bardhë për të shuar çdo lloj keqkuptimi e gjithçka tjetër. Unë do të doja që ta mësoja këtë nga një institucion i presidentit të Republikës, ndërkohë që e mësoj nga një koleg i respektuar nga Prizreni. Ndoshta kjo është gjëja që duhet të ndryshojë në stilin deri diku më tepër se sa duhet modest të presidentit.’- tha Vangjeli.
I të njëjtit mendim, me Vangjelin ishte edhe politikani Luan Rama, i cili u shpreh se jo vetëm që qytetarët nuk e dinë se për kë voton presidenti, por edhe nuk janë të interesuar.
‘Jam kundër krahasimit të një presidenti me një paraardhës. Presidenti me i mirë që ka Shqipëria është ai që kryen detyrën dhe e gjithë veprimtaria e tij miksohet me interesin kombëtar. Me një burrë të matur që di të thotë fjalën e duhur atëherë kur duhet. Jo vetëm që nuk e di por askush nuk pyet. Nuk i shkon njeriu ndër mend se për kë voton presidenti.’- tha Rama.
Servilizmi i tipave si Vangjeli ne nje dere eshte kaq brutal sa edhe trashesia do vajiste kuku ku vane mende!!!!
PërgjigjuNa shkrite gazit....une di qe nje ambasador e ka dekretuar ne shkelje te ligjit e te koncentes..kaq...sa per dekretet qe firmos nuk di te kete kundershtuar ndonje
Përgjigju