Shtatëqind vjet dritë larg nesh, një yll gjigant është duke "vdekur". Quhet "Betelgeuse" dhe, sipas astronomëve, është një supergjigandë i kuq në ditditët e fundit të jetës.
Ylli ka një rreze 1.000 herë më të madhe se ai i diellit. Çfarë do të thotë? Do të thotë që nga Toka, shfaqja e dritës së shpërthimit mund të ishte vërtet e mahnitshme.
Sipas astrofizikantit nga Universiteti ‘Yale’, Darryl Seligman thotë se madhësia e yllit të ‘plakur’ tejkalon atë të yjeve në sistemin tonë diellor.
"Është një yll shumë masiv, rreth njëzet herë më shumë se masa e diellit. Duke pasur parasysh nxehtësinë e bërthamës dhe shtrirjen e saj, nëse do të uleshin në sistemin tonë diellor, të gjithë planetët e brendshëm, përfshirë Tokën, do të gëlltiteshin prej tij."
Darryl Seligman thotë se "Këta yje gjigandë djegin elementet e tyre shumë më shpejt se yjet normale, kështu që ata jetojnë për një periudhë shumë më të shkurtër kohore. Për më tepër, është vetëm 700 vjet dritë larg që do të thotë se është relativisht afër nesh dhe është dhjetë herë më i ndritshëm. Te ai ne mund të shohim parajsën”.
3,2,1 ...Bum
Shkencëtarët kanë qenë duke vëzhguar yllin gjatë gjithë muajve të fundit dhe janë plotësisht dakord që ai është gati të shpërthejë "si një supernova".
"Do të ishte e pabesueshme të kemi një pamje kaq të afërt dhe të drejtpërdrejtë të një shpërthimi si të supernovës," shton Seligman.
"Nuk është e qartë nëse do të ndodhë dhe kur do të ndodhë shpërthimi. Sido që të jetë, ajo ditë apo natë do të jetë shumë emocionuese dhe do të zbulojmë se çfarë do të ndodhë më pas,"përfundon Seligman.
Për njerëzit në Tokë, një shpërthim i mundshëm i Betelgeuse do të ishte aq i ndritshëm sa hëna e plotë në qiell. Por mos u shqetësoni, është shumë larg nesh për t'u shqetësuar.
Shpresojme qe kur te shperthej clirimi i rrezatimit G-ama te mos jete i drejtuar nga sitemi yne djellore ,se nuk e ka problem distancen. Mund te kaloj 100.000 vite drite dhe te godasi cdo gje qe i del perpara trajektores duke e fshirr jeten ne pak sekonda. Prandaj kujdes kur flisni per gjigande te tille. 700 vite drite nuk jan asnje gje per valen e goditjes me rezet G-ama.
Përgjigjupo ne qofte se ne i shohim shperthimin vjen fjala sot, i bie qe ai ka shperthyer 700 vjet para apo e kam gabim?!
PërgjigjuJe legjend kot e ke humbur per te nasa. Ske deghuar ndonjeher per supernova yje me perpasa ghigande qe kur shperthejn protonet dhe energjia leviz me 40000 km per second dhe e dyta ne hapsir koha eshte relative ose me sakt nuk ekziston.