‘Një Zë i heshtur shprese’, dokumentari i gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja fiton çmim në Prishtinë

4 Dhjetor 2021, 10:09| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 10:24

  • Share

"Një Zë i heshtur shprese”, dokumentari kushtuar personave të Projektit Shpresa në Shkodër, realizuar nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, është fituesi i çmimit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Art Without Limit” që zhvilloi edicionin e tij të dytë në Prishtinë. 

“Art Without Limit” është festival unik e gjithëpërfshirës dhe u kushtohet personave me aftësi të kufizuara, duke sjellë ngjarje dhe histori inspiruese.

Në dy ditët e festivalit janë shfaqur në 50 filma nga vende të ndryshme të botës, që kanë konkuruar në kategori të veçanta si fiction, dokumentarë e animacion. 

Këto realizime kanë si synim ngritjen e vetëdijes shoqërore për sfidat të cilat i përjetojnë në përditshmëri personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë shpirtëror, dhe përcjellin apelin për gjithpërfshirjen e tyre ne shoqëri.

1638609872_1638609089ergys.jpg

1638609880_26358117547882261011990433428966609151449156n.jpg

 Gazetari Ergys Kavaja

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?