Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, Bashkia Finiq.
Banorët janë evakuuar nga fshati. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike nga shtyllat e tensionit, teksa nga sa mësohet nga banorët flakët kanë hyrë brenda një stan duke djegur edhe disa bagëti, megjithatë, ky informacion pritet të konfirmohet nga burime zyrtare.
Në zonë janë zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, teksa zjarri favorizohet nga erërat.
Banorët e shqetësuar nga përmasat e zjarrit treguan mikrofonat e Report Tv, se pavarësisht se situata fillimisht ishte alarmante ai u shua shume shpejtë me ndihmën e zjarrfikësve.
“Situata ishte shumë e rënduar sot, por falë trupave të zjarrfikëses që na erdhën në ndihmë u shuan zjarret rreth shtëpive. Tani po punohet që të shuhen zjarret në ullishte.”, tregoi njëri pre banorët.
Një tjetër tha se e panë zjarrin të afrohej prej 100 metrash dhe se sapo u afrua nisën t’i hidhnin ujë.
“Nga një largësi 100 metra erdhi pak e nga pak, frynte dhe pak erë. Ne menjëherë sa e pamë i hodhëm uji, disa gjitonë lajmëruan zjarrfikëset. Erdhën dhe ata dhe shuan zjarrin.”, tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Flakët deportojnë në fshatin Aliko të Finiqit, evakuohen banorët, dyshohet se janë djegur disa bagëti! Shkak shkëndija elektrike! Zjarri vijon të djegë Majën e Rrunës dhe Pyllin e Sodës
B.K.//ReportTv.al