Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID/ Ulet numri i viktimave, rritet i të shtruarve në 24 orët e fundit

19 Korrik 2020, 16:04| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 16:25

  • Share

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejen me koronavirusin një  69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë. Gjithashtu në 24 orë janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

"I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes", thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen për sa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale                   35438

Raste pozitive                    4090

Raste të shëruara              2311

Raste Aktive                      1667

Humbje jete                       112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   787

Durrës                  210

Shkodër               196

Vlorë                     104

Lezhë                    91

Korçë                    58

Kukës                    50

Elbasan                 47

Fier                        40

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër            20

Ora 11:48
5 të infektuar me COVID në Elbasan (VIDEO)

Përditësim për situatën e COVID-it në vendin tonë do të bëhet nga ministria e Shëndetësisë në orën 16:00, por Report Tv mëson se në Elbasan sot janë regjistruar 5 raste të reja. Zjarrfikesja ka dezinfektuar ambientet e tyre. Dje u shënuan 4 viktima dhe 102 raste të reja me infeksion.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?