Foto: Nje dite pas shpërthimit në Lushnje
Lushnje-Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e kontaktit të vinçit me tensionin e lartë. Nga hetimet paraprake burimet bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç nga babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha.
Hetuesit thonë se bëhet fjalë për dy 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Për bombolën që ka shpërthyer do të verifikohet nëse ka qenë jashtë standardeve të sigurisë dhe që një keqfunksionim i saj ka sjell tragjedinë, apo ka qenë gabim njerëzor i vinçierit gjatë kohës që po e transportonte.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
S.G/ReportTv.al