Alexander Lukashenko

Njerëz mos harroni ‘97… dhe ata si Lukashenko!

22 Gusht 2020, 16:07| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 16:09

  • Share

Sikur të mos mjaftojë pandemia, kushtet e vështira ekonomike, post-tërmeti, problemet e pështira politike, tashmë në Shqipëri është bërë personazh Lukashenko. Lideri gati despotik i Bjellorusisë pothuaj përmendët nga çdo politikan dhe megjithëse Shqipëria deridiku në postin honorifik të drejtimit të presidencës së OSBE po bën përpjekjet e saj modeste për t’iu qasur të pamundurës së negocimit me të, çdo gjë përqeshet. Edhe pse pas arrogancës së “Batska” (Babushit), siç e njohin në vend Lukashenkon, qëndron një fuqi e padiskutueshme e botës, Rusia, autoriteti agresiv i të cilës sot është frikshmërisht i papërballueshëm. Por, megjithatë shumë nga këta patetikë, rëndom të lidhur me forcën që krijoi ngjarjet tragjike të me mesviteve ’90, kanë harruar dhimbjen që u shkaktuan njerëzve pak vite më parë, atëherë kur mendonin të përcillnin detashmente paramilitare dhe deri armët më të rënda ndaj njerëzve.

Orët e fundit media ka sjellë edhe njëherë për publikun marsin e vitit 1997, kohë kur ish-presidenti fuqiplotë i asaj kohe, Sali Berisha urdhëron mbledhjen me urgjencë të Kuvendit, për t’i hapur rrugë shtypjes së rebelimit popullor duke përdorur SHIK-un (Shërbimin Informativ Kombëtar) e tij famëkeq. Të vjen keq sot për të gjithë ata njerëz, që ishin pro këtij operacioni në parlament, sak ata mumje që sot përgatiten të kthehen në kujtime, pa përfshirë këtu të vetmin Azem Hajdarin, që muaj më vonë do t’ia hanin kokën.

Por, të vjen keq më shumë për këtë nostalgji të fshehur që sot shprehet kinse duke ofenduar, duke qesëndisur Lukashenkon për despotizmin e tij, pafuqinë e Shqipërisë për të negociuar, e të tjerë duke na sjellë “Bllokun” dhe sesi ish-komunistët ‘e gjorë’ i hanin kokën njëri-tjetrit, pa harruar kinse demokratët e kësaj kohe, ata që shumë më keq si Lukashenko donin t’i vinin flakën Jugut me militantët e tyre. Shqipëria nuk duhet të harrojë sepse kjo lloj nostalgjie është një nga elementët më të frikshëm të asaj që përsëritet dhe që po qëndron thellë tek ne, por që në dukje, bën sikur tallet sot me Lukashenkon dhe përballjen e mundimshme të botës për t’i treguar vendin.

“Nostalgjia ka të bëjë me realitetin virtual të vetëdijes njerëzore që nuk mund të kapet as nga pajisjet më të përparuara teknologjike. Dëshirimi është i lidhur me gjendjen njerëzore në botën moderne, megjithatë duket se ka pak përparim në mënyrat e kuptimit të tij. Në të vërtetë, ekziston një zhvlerësim progresiv i të gjitha formave të formave të gjithëpërfshirjes, jo-ndarëse të njohurive, shkruan tek “E ardhmja e nostalgjisë” Svetlana Boym. Dhe, kjo grua, ka bërë një anatomi të thellë të nostalgjisë sot, bash atë që ne na vjen në formë instiktive, duke bërë sikur anatemojmë njerëz të tillë, por duke i vlerësuar dhe ngritur sërish. E fakti është se ne kemi ende Lukashenko në këtë vend dhe forca ende e Berishës në politikën e PD-së është provë e mirë e kësaj se ne të tillë do t’i pjellim gjithmonë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 23/08/2020 23:26

    Ore Mir e ke me kete analiz ,se ne shqipetareve e keqja na vjen nga vetja. Keta politikanet tan sidomos te djathtet Jan me keq se luboshhenko e kan treguar mese njeher me vepra. Kjo ndodh se shqupi qysh ne formimin e tij me ne krye sali qenin eshte neokomunist dhe aty Jan mbledhur komunistat servile dhe spiun me ne krye Bari falliun faqe zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?