Policia i prangos dhe mbyll në qeli ‘kamikazët’ e shpejtësisë, të cilët po vrasin dhe gjymtojnë qytetarët nëpër rrugët e Shqipërisë dhe trotuaret e Tiranës, por gjyqtarët pa Veting, në disa raste edhe në bashkëpunim me prokurorët, po u japin dënime qesharake, duke i nxjerrë nga burgu, me vendime të diskutueshme dhe sikur të mos kishe ndodhur asgjë. Janë pikërisht këto vendime, të cilat inkurajojnë të dehurit në timon, djemtë e llastuar dhe arrogantë me makinat luksoze të baballarëve, që të vijojnë të marrin jetë njerëzisht në rrugët e Shqipërisë dhe t’ia hedhin lehtë drejtësisë.
Miranda Konica është gjyqtarja e Elbasanit, e cila me kërkesë të prokurorit Binas Nina, ka dënuar sot me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili pasditen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit të Elbasanit, vrau dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, 19 dhe 18 vjeç, duke goditur nga pas makinën e tyre. Behar Pema, i cili rezultoi i dehur në timon, humbi drejtimin e makinës, duke goditur makinën Volksëagen ku u udhëtonin Lusinda Garunja, Xhaneta Qallia, Denisa Dibra Nervida Garunja, të cilat ishin nisur drejtor Korçës për të festuar ditëlindjen e Lusindës. Goditja ishte aq e fortë saqë Lusinda dhe Xhaneta humbën jetën, ndërsa Denisa dhe Nervida luftuan me vdekjen në spitalin e Traumës, duke ia dalë më pas.
Behar Pema shumë shpejt do të jetë i lirë falë prokurorit Binas Nina, i cili ka kërkuar vetëm 6 vite burg, me argumentin e palët përfaqësuese të viktimave dhe autorit kanë normalizuar marrëdhëniet. Kodi Penal parashikon një dënim nga 5 deri në 20 vjet burg për këtë vepër penale, ndërsa Binas Nina ka kërkuar vetëm 6 vite burg. Në këto rrethana, prokurori Binas Nina ka kontribuar që Behar Pema shumë shpejt të lërë qelinë, ndërsa gjyqtarja Konica në këtë rast ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke e dënuar Pemën me 6 vjet burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, është dënuar përfundimisht me 4 vite. Si Nina, një prokuror i përfolur dhe i denoncuar për vendime të dyshimta, ashtu edhe Miranda Konica, nuk kanë dalë ende para Komisionit të Vetingut.
Ndoshta do të duhet një ndërhyrje e Kuvendit, për të ngushtuar marzhin e dënimit për vrasësit e rrugës, për t’u hequr çdo mundësi prokurorëve dhe gjyqtarët për t’i shpëtuar. Gjykata e Tiranës vendosi lirimin nga qelia disa ditë më parë të Jehon Breçanit, djalit 19-vjeçar të ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani. Jehon Breçani u arrestua më 11 qershor 2021, një ditë pasi i këputi këmbën me makinë 23-vjeçares Xhesina Gega, e cila po ecte si zakonisht në trotuar, në rrugën "Xhanfize Keko", në Tiranë. 19-vjeçari humbi drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përplasur të renë, e cila përfundoi në gjendje kritike në spital, duke humbur njërën këmbë.
Eshte skandaloze te marresh 2 jet njerezish dhe te denohesh me 4 vite burg? Po ktu ka faj gjykata qe merr parat dhe I leron nga burgu prandaj duhet vene ligji denim I me vdekje
PërgjigjuMALOKERINE mos e lejoni te afrohem ne qytet.....
PërgjigjuGjykata e ka fal Jehon Brecanen por ZOTI JO si kshtu mos u merzitni se do e pagujn shum shpejt
PërgjigjuProkurori dhe gjykatesja te korruptuar deri ne palce.Si duket e dine qe nuk e kalojne vetingun dhe punojne me formulen KCK kap ca te kapesh.
PërgjigjuO zoti rraketikes adriatikes qe ke bere shkrimin. po ca t ju bejme ti varim kta qe ju ka ndodh qe kan be nje gabim dhe fatkeqesi padashje? aq e ka ligji. Shif merru me politike aty te shqupi ka zhvillime
PërgjigjuUroj ta provosh në kokë tënde, jo në të familjarve të tu se ata skan faj.
Mer Sars, po me ta shtyp femijen tat ca do te thoje? A kater vjet vlen jeta e nje te riu? Ai tipi ka qene krejt i pire dhe me vetedije e ka ngare makinen me shpejtesi, duke i rene ketyre vajzave nga prapa.