Njerëzit e SHBA-BE do marrin në pyetje kandidatët për SPAK-un

21 Mars 2019, 08:16| Përditesimi: 21 Mars 2019, 08:17

  • Share

Përfaqësuesit e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, do të marrin në pyetje kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të aftë dhe me integritet. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë mbledhjes së datës 19 mars. Këshilli ishte në dilemë nëse përfaqësuesit e OPDAT dhe EURALIUS do të kishin të drejtë vetëm për të marrë pjesë në intervistat e kandidatëve nga KLP apo dhe t’u drejtorin pyetje kandidatëve. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, gjatë mbledhjes së dyer të mbyllura, hodhi në votim të dy propozimet, të cilat u reflektuan në rregulloren për mënyrën e përzgjedhjet së prokurorëve të posaçëm. Anëtarët e KLP mbështetën me votë variantin sipas të cilit përfaqësuesit e SHBA-BE mund t’u drejtojnë pyetje kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Por jo të gjithë anëtarët e KLP ishin pro këtij propozimi. Arben Dollapaj është shprehur se ky akses tejkalon ligjin.

“Në këtë tryezë, nuk besoj se ka njeri dyshime në lidhje me asistencën e këtyre dy organizmave, jo vetëm në këtë proces, por në procese edhe më të mëdha. Në lidhje me këtë moment, me të drejtën e OPDAT dhe EURALIUS për të bërë pyetje, është një akses përtej ligjit. U soll paralelizëm në lidhje me procesin e rivlerësimit. Ky është një proces komplet tjetër që buron nga Kushtetuta dhe nga ligji specifik. Ndërsa në lidhje me këtë proces, nuk heqim monitorimin, por të japësh të drejtën e aksesit të një pyetje, që secili prej nesh mund ta bëjë atë pyetje, i ka kapacitetet dhe përgjegjshmërinë për ta bërë këtë pyetje, mendoj se nuk është e nevojshme”, pohoi Dollapaj. Ndërkaq, një qëndrim të ndërmjetëm ka mbajtur kreu i KLP, Gent Ibrahimi, i cili u shpreh se “këta zotërinjtë këtu i kemi ftuar ne që ta bëjnë këtë rol. Ne e miratojnë kështu sepse i ftojmë ne. Nuk ka asnjë detyrim kushtetues mbi ne që ftojnë OPDAT dhe EURALIUS të monitorojnë. Më shumë jemi ne, që për nevoja të punës tonë, gjykojmë se na duhet dhe i ftojmë. Jam dakord me z. Dollapajn që nuk është se ka ndo një autorizim ligjor për këtë rol. Por, ne i ftojmë përmes një neni në rregullore. Dhe kjo është një arsye më shumë se pse kjo është një rregullore tranzitore që do të shërbejë deri në krijimin e SPAK-ut”.

 

Zgjedhja e kryeprokurores

Përfaqësuesit dhe OPDAT dhe EURALIUS në Tiranë ka asistuar gjithashtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë edhe për hartimin e rregullores mbi kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për postin e kryeprokurorit. KLP do të përzgjedhë tre kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët do t’ja paraqesë Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi duhet të zgjedhë njërin nga kandidatët me 85 vota, në të kundërt kandidati i renditur i pari zgjidhet automatikisht. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të monitorohet gjithashtu nga përfaqësuesit dhe OPDAT dhe EURALIUS.

Të huajit 

Përfaqësuesit e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, do të marrin në pyetje kandidatë për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Dollapaj

“Në lidhje me këtë moment, me të drejtën e OPDAT dhe EURALIUS për të bërë pyetje, është një akses përtej ligjit. U soll paralelizëm në lidhje me procesin e rivlerësimit. Ky është një proces komplet tjetër”.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?