‘Njerëzit ende të kompleksuar, kanë ‘turp’ të kërcejnë’, Niko Spiro dhuron spektakël ‘live’, kërcen nën ritmet latine

21 Prill 2020, 10:58| Përditesimi: 21 Prill 2020, 11:11

  • Share

Për të thyer monotoninë e karantinës, kërcimi është një nga zgjidhjet më të mira. Gjithsesi për kërcimtarin Niko Spiro, që kërcimi të jetë argëtim, duhet të thyhen disa mendësi, që lidhen me kompleksitin e të kërcyerit në publik.

“Kërcimi është një art, një sport që është shumë I bukur. Të huajt në moshë të madhe parapëlqejnë të kërcejnë, kurse në Shqipëri kanë pak komplekse. Kompleksiteti te njerëzit edhe pse vitet kanë kaluar është akoma. Kur ti kërcen në rrugë kthehen të shohin me shikimin që cfarë po bën, por gjërat do ndryshojnë” shprehet ai.

Ndërkohë ashtu sic bën edhe në rrjetet e tij sociale, Niko ka dhuruar disa momente të bukura duke kërcyer për shikuesit e Report Tv.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?