Presidenti Meta vijon të qëndrojë ende në zyrë edhe pse njerëzit kanë zbritur në shesh. Në një video Meta shfaqet me dy gishta lart duke thënë se kjo pranverë kuq e zi nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit.
"Të dashur motra dhe vëllezër dhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që të bashkohem me të gjithë ju në këtë pranverë kuq e zi që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa", tha Meta në video duke dhënë mesazhin e fundit nga Presidenca vetëm pak minuta para se të bashkohet me njerëzit e dalë në shesh.
Lajmi kryesor:
2 orë tubim/ Meta: Pas 15 marsit firmos shpërndarjen e parlamentit!...Kërcënon të mësyjë Kuvendin nëse 'dekreti nuk merret seriozisht' (VIDEO)
I.K/ReportTv.al