Sapo morën vesh që do të hapen, vërshuan për të bërë blerjet e munguara prej dy muajsh. Kjo është përballja e parë me një qendër tregtare në Tiranë.
Ndryshimi i stinëve dhe kërkesa për veshje të reja më pranë sezonit ka bërë që në kryeqytet edhe pse është zonë e kuqe dhe qarkullimi i qytetarëve është ende i mbyllur të mos frenohet frekuentimi i lartë i qendrave tregtare.
Me rutinën e re janë përshtatur më së miri blerësit tregojnë shitësit dhe menaxherët në ambientet tregtare.
“Ne si farmaci kemi marrë disa masa, duke filluar nga dezinfektimi i klientëve që në hyrje, duke iu treguar distancën që duhet 2 metra, dhe nëpërmjet xhamit mbrojtës që të kemi një siguri nga ana jonë. Pas hapjes ka pasur më shumë xhiro nga qytetarët, deri në 3 lejonim në farmaci siç është edhe rregulli”, shprehet farmaciste Silvana Toci.
“Situata këto dy ditë ka qenë lehtësisht e monitorueshme qytetarët janë të sensibilizuar dhe vijnë në qendër me maske dhe doreza. Ka pasur goxha interes nga qytetarët, edhe pse numër më i reduktuar se më parë për shkak edhe të situatës”, sqaron menaxherja e një qendre tregtare Irta Xhhysa.
Qendrat tregtare u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, dhe tashmë pas rihapjes do të duhet të zbatojnë protokollin e kuq, të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu në çdo ambient apo dyqan në qendrat tregtare janë vendosur ka udhëzime dhe informacione qe jo vetëm kujtojnë klientët por edhe i edukojnë që ata të mos shkelin asnjë masë.