DURRËS- Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për drejtim makinës dhe motorit në mënyrë të parregullt.
Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku një 25-vjeçar me inicialet E.M., po i jepte makinës në gjendje të dehur, e ndërsa 24-vjeçari teksa drejtonte motorin pa dokumente është përplasur përplasur me mjetin tip "Iveko".
"Arrestohet E.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin "Audi" në gjëndje të dehur dhe A.D., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar motorrin tip "Honday" pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, është përplasur me mjetin tip "Iveko", njofton policia.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"