Dy persona të shpallur në kërkim, njëri nga të cilët shtetas italian janë vënë në pranga, ndërsa një 18-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi drejtuesin e një motori.
Nimet Zeqiri, 36 vjeç, banues në Kavajë, është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për mashtrim dhe plagosje të lehtë me dashje.
Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi italian, i shpallur në kërkim, A. T., 53 vjeç, me banim të përkohshëm në lagjen nr. 13, pasi më datë 31 korrik 2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një biznes në Kavajë.
Ndërsa nga Policia Rrugore Durrës u arrestuan në flagrancë L. P., 18 vjeç, pasi dje, në lagjen nr. 3, automjeti që i riu drejtonte është përplasur me motorin që drejtonte F. B., 39 vjeç, dhe nga përplasja janë dëmtuar 39-vjeçari dhe pasagjerja në motor. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.