Njëri në Shëngjin e tjetri në qendër të Lezhës, 2 të rinjtë kapen me doza kokaine e kanabisi gati për ti shitur

27 Janar, 10:26| Përditesimi: 27 Janar, 10:33

  • Share

Lezhe- Policia e Lezhës goditi dy raste të të shitjes së drogave me doza në këtë qytet. Ergys Prendi 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë

 U arrestuan pasi u kapën me doza gati për tu shitur.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, informoi sot policia e Lezhës.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi I tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli2”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?