Safete Pojani, e bija e ish të burgosurit politik, pjesëmarrës në revoltën e Spaçit, Demir Pojan, i ka dërguar një letër të hapur Presidenti Ilir Meta ku i kërkon që të tërheqë dekoratën e turpit për Mehdi Bushatin. Ajo shkruan se kjo dekoratë është e turpshme dhe se në respekt të personave që kanë vuajtur tortura çnjerëzore dhe persekutimet në kohën e komunizmit duhet të tërhiqet pasi prek edhe më thëllë plagën e këtyre familjarëve për drejtësi të munguar.
Ajo ka treguar detaje drithëruese dhe çnjerëzore nga torturat që ka përjetuar i ati nga Mehdi Bushati duke thënë se ai kënaqej me gjakun e Demir Pojanit dhe të tjerëve dhe se gjatë torturave i kafshonte kokën apo gishta e tij deri sa goja i mbushej me gjakun e të pafajshmëve.
Safete tha se e përjetoi me shqetësim dhe dhimbje të madhe lajmet kur mësoi ish shefi i Sigurimit të Shtetit në rrethin e Lushnjes dhe në vitet 1973-1979 dhe njëherësh kryetar i Degës nr. 8 në Drejtorinë e parë të Sigurimit, Mehdi Bushati u dekorua me titullin "Kalorësi i Flamurit".
Dekorimi nga Presidenti Ilir Meta, i Mehdi Bushatit, i cili është edhe babai i analistit Andi Bushati, me Dekoratën e Lartë “Kalorës i Flamurit” ka ngjallur shumë reagime ditët e fundit mes ish- të përndjekurve politikë, që e cilësojnë Bushatin , si një prej hetuesve me të dhunshëm të regjimit komunist.
Gjatë një interviste për Report Tv, Demir Pojani, ish-i burgosur politik, pjesëmarrës në revoltën e Spaçit në maj të 1973, tha se e ka njohur nga afër hetuesin Bushati dhe është përballur me torturat e tij, pas shtypjes së revoltës, kur një pjesë të madhe të të rebeluarve të lidhur me zinxhirë i çuan në burgun e Ri të Tiranës.
Letër e hapur/ Bija e viktimës së torurave të Mehdi Bushatit i shkruan Ilir Metes :
"Tërhiqeni dekoratën e turpit z. President ! "
Sot e kuptoj më mirë se kurrë frazën, që më ka vrarë jo pak veshët gjatë studimeve të mia si studente e drejtësisë :”Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar”. Kjo frazë mëngjesin e datës 31 mars 2021 mori një tjetër kuptim për ekzistencën time, si vajza e nje ish-të përndjekuri politik, e cila lexon në media se një ditë më parë është dekoruar me titullin “Kalorës i Flamurit” z. Mehdi Bushati. Lajmi për mua ka qenë më tepër se tronditës, por njësoj është edhe shqetësimi që po përjetoj këto ditë, ku ende nga institucioni i Presidencës nuk ka një reagim ndaj këtij Turpi.
Kushtetuta jonë ia njeh si një nga detyrat e saj parësore Institucionit të Presidencës dekorimin, fakt ky i mbështetur edhe në nenin 92/ç, por ky ceremonial nuk mund të realizohet pa patur disa informacione bazike dhe historike për individët që dekorohen. Në vijim sa me sipër dua të ndaj me ju faktin që z.Mehdi Bushati ka mbajtur pozicionin e shefit të Sigurimit të Shtetit në rrethin e Lushnjes dhe në vitet 1973-1979 ka qënë kryetar i Degës nr. 8 në Drejtorinë e parë të Sigurimit (grupet antiparti, kundër/revolucionare, internim-dëbimet). Konkretisht në vitin 1973, kur mesa duket sapo kishte marrë detyrën, e dërgojnë në hetuesinë speciale të Tiranës, ku në atë kohë sillnin të burgosurit politik, të cilët kishin organizuar revoltën e Spaçit. Im atë, 25 vjeç në atë kohë, ka qënë një nga pjesëmarrësit dhe personat aktiv të kësaj revolte, i cili në jo pak raste ma ka treguar personalisht takimin e tij me z.Mehdi, por ta dëgjoja edhe njëherë tim atë sot, 73 vjeç, që rrëfen të njëjtën ngjarje, për mua është përtej dhimbjes. Babai më ka treguar se pas revoltës shumë prej të burgosurve të Spaçit i morën dhe të lidhur në pranga, këmbë e duar i kanë ngarkuar në furgona për ti nisur drejt Tiranës, ku i prisnin me shumë zell z.Mehdi me shokë. Kujtoj nga im atë që më rrëfente për një njeri, i cili nuk ngopej me gjak. Menjëherë pasi të burgosurit i sollën në burgun e Tiranës në temperaturat përvëluese të majit 1973 nisi hetuesia speciale. Një nga hetuesit e kohës me të cilin pati shansin të njihej im atë do të ishte dhe kryetari i degës nr.8, në atë kohë, i sapo emëruar.
Im atë më ka pohuar se takimi me të ishte një moment gjatë hetuesisë speciale, por që ai zor se e harron edhe sot:
“Mehdiu vinte trup vogël, dhe sapo me pa të lidhur u vërsul drejt meje të më qëllonte, pasi tortura ishte i vetmi mjet që ata njihnin. Në herën e parë unë ju shmanga dhe ai u rrezua, por në moment u ngrit i xhindosur dhe më kafshoi në kokë. Kur e pa se dhëmbët ia vriste rezistenca ime teksa përpiqesha të mbrohesha atëherë më ka kapur gishtërinjtë që i kisha të fryre nga prangat, dhe mi ka kafshuar fort. Në atë çast, goja e tij u mbush me gjakun tim, të cilin nuk hezitoi të ma pështynte në fytyrë. Ai ishte sadist, i pëlqente të shihte kostumin e tij të gjakosur me gjakun tim, nuk ndjente të ngopur me ne.”
Babai im nuk ka hezituar kurrë te flasë publikisht për historinë tonë familjare të persekutimit dhe këtë fakt e dëshmojnë shumë intervista të tij dhe të familjarëve të mi. Nga ana tjetër ai me shumë etikë dhe qytetari është përpjekur që unë ti njoh peripecitë e jetës së tij, ndaj sot unë kam detyrimin si qytetare, si vajzë, si juriste të kërkoj që e drejta të vendoset në vend, sepse ka 30 vite që nuk e shoh ndaj kësaj shtrese jo pak të vuajtur. Kjo nuk është vetëm kauza e familjes sonë pasi janë të shumtë ata, të cilët kanë vuajtur nga torturat makabre të z.Bushati, e që sot janë po kaq të prekur sa ne. Personalisht marr guximin të them publikisht se ndaj kësaj shtrese politika shqiptare e këtyre 30 viteve ka dëshmuar një indiferencë të jashtëzakonshme, e cila në 30 mars 2021 u kurorëzua me dekorimin e një Krimineli. Më lini t’ju kujtoj vetëm faktin e hidhur se kuadri ligjor i miratuar dhe masat e marra nga Ekzekutivi në periudhën e tranzicionit për rehabilitimin e kësaj shtrese asnjëherë nuk janë realizuar plotësisht duke dështuar në rehabilitimin e tyre në një kohë optimale. Dispozitat e ligjit nr.7514 datë 30.09.1991, ndryshuar “Për pafajsinë, amnistinë dhe rehabilitimin e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, kanë qënë përherë të fragmentarizuara dhe jo gjithëpërfshirëse, burimet financiare të pamjaftueshme dhe ka munguar bashkëpunimi dhe koordinimi me institucione shteterore për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtrese.
Së fundmi, angazhimi që ka marrë shteti Shqiptar në kuadër të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut neni 5 “Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, veprimit ose dënimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, dhe ratifikimi që i ka bërë në vitin 1996 Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut neni 3, Ndalimi torturës “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerezore ose poshtëruese”, është në kundërshtim me çdo normë ligjore dhe njerëzore.
Zoti President! pritja për këtë shtresë nuk ka më kuptim, ata s’kanë më kohë, ndaj ju lutem tregoni respekt për vuajtjet e tyre, tërhiqeni këtë dekorate TURPI sepse po i vrisni edhe njëherë ata dhe ne, që jetuam me vuajtjen e tyre dhe drejtësinë e munguar.....
*Bija e ish të burgosurit politik antikomunist Demir Pojani , viktimë e torturave të ish hetuesit të “Sigurimit të Shtetit”, Mehdi Bushati
Edhe nje here po e tregon fytyren e tij Iliri me kete xhest te turpshem dhe nje fyerje te madhe per ne familjaret e te burgosurve te spaçit Kjo do te thot te shkelesh per se dyti here mbi gjakun e gjithe intelektualeve te Shqiperise atyre bijve dhe bijave qe u kalben neper burgjet e diktatures qe paten guximin te ngrinin koken dhe te thonin mendimin e tyre per pushtetin Hoxha sepse te shumtet kishin luftuar per nje Shqiperi te lire dhe demokratike dhe jo per nje Shqiperi te izoluar dhe nje popull pa te drejt fjale me vjen vertet keq per kete shqiperi te mjere qe nuk do shpetoj asnjehere nga kthetrat e kelysheve te ulkonjes sepse ajo edhe pse ngordhi ka pjell shume Nena mos ta befte hallall qumeshtin e gjirit Ilir Meta qe edhe sot mbas kaq shume vitesh na gervisht ne plaget qe nuk do te mbyllen asnjehere ne zemrat e burgosurve politik dhe te familjareve te tyre tek te cilet bej pjes dhe uneme keto dekorata te shemtuara Ahhhhhhh .........moj Shqiperi e mjere
PërgjigjuMedemwk ai Andi Bushati bajge e ketuj monstre eshte?
PërgjigjuTə lumtə goja.Fiks fəlliqəsirə si i ati
PërgjigjuE dashur zonje beji kerkese Top_Channelit qe te jesh e futuar ne cdo emision te Eni Vasilit ku eshte i pranishem ne cdo emision i biri i atij qe ka torturuar babain tend, qe ti mbyllet goja, se per dite po leshon helm nga goja e tij e felliqur ndersa babi i tij ne te shkuaren leshonte nga goja e tij gjakun e babait dhe te burgosurve politik me torturat qe i bente
Përgjigju