Njeriu i Trump shmangu Berishën në vizitën në Tiranë! Reagon ‘amerikania’ e ‘Foltores’: Ka ardhur për para, nuk përkrah askënd

16 Maj 2022, 13:50| Përditesimi: 16 Maj 2022, 13:51

  • Share

1652701868_0500pompeo2150.jpg

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Përmes Evi Kokalarit ai e ka sulmuar ashpër isj-sekretarin e Trump, vetëm pse nuk e takuar, duke thënë se ai ka ardhur në Tiranë për një shumë të majme. 

“Disa gjëra që duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos në Tiranë. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli te Rruga e Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Amerikës. Ardhja e tij është koordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe zonja Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë. Mos bini pre e filmave që duan t’ju shesin në mbështetje të luftës kundër opozitës shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.” – shkruan Kokalari.


Lajmi kryesor:

100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Pompeo në Tiranë! Alibeaj përfaqëson opozitën edhe në ceremoninë me njeriun e Trump, mesazh Berishës: Rrezikon miqësinë më Amerikën


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?