Brirët - implantet nënlëkurore që kushtojnë deri në 1.500 euro ishin vetëm një nga format e shumta alternative të trupit të tij. Gjermani Rolf Buchholz, 60 vjeç, ka 450 pirsing mbresëlënës.
Gjermani Rolf Buchholz, 60 vjeç, ka 450 pirsing mbresëlënës dhe ka kryer performancën e tij në Konventën e ‘Tattoo’ të Bruksel fundjavën që shkoi.
"Nuk është aspak problem. Unë kam pasur shpime prej një kohe të gjatë kaq gjatë, nëse do të kishte ndonjë problem, do t'i shpëtoja”.
Ish punëtori i Telekomunikacionit gjerman, ai ishte pjesë në Komnventën e tatuazheve, një ‘samit’ i adhuruesve të modës trupore dhe artistëve të tatuazheve.
Rolf thotë se edhe 94 unazat e ndryshme metalike në grykë dhe rreth gojës nuk i kanë shkaktuar probleme.
Ai thotë se e vetmja pengesë që i ka ardhur nga pirsingët e tij ka qënë në aeroportin e Dubait, ku e akuzuan se praktikonte "magjin e zezë".
Buchholz mban Rekordin Botëror Guinness për 453 pirsingët e tij. Ai krenohet gjithashtu me implantet prej Tefloni dhe Silikoni në krahët dhe gishtat, si dhe dy "brirët" në kafkën e tij, të cilat i krijoi kur ishte 15 vjeç.
Sidoqoftë, jo për të gjithë, shpimet janë histori suksesi...
Komente
