Rudina Dembacaj

'Njerka më trajton keq', vajza e Mark Frrokut i përgjigjet pyetjes së Rudina Dembacaj

3 Gusht 2022, 08:31| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 08:33

  • Share

Aktorja Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë prej historisë së dashurisë me Mark Frrokun. Ajo është aktive në rrjete sociale, ku shpesh zhvillon bashkëbisedime me fansat. Së fundmi është pyetur përse nuk publikon fotografi me vajzën e vogël të Frrokut, Ertën.

“Sepse njerka më trajton keq”, ka replikuar e bija e Markut në storyn e postuar nga Rudina. E gjitha është marrë si një batutë mes tyre pasi gëzojnë marrëdhënie shumë të mirë.

Më herët, në një intervistë, Rudina ka folur për marrëdhënien e saj me Markun.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.’”– ka thënë ajo.

Postimi në rrjete sociale

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?