Politikë
Speciale

SPECIALE E REPORT TV/ 'Njësh me popullin'! Fushata ndryshe e kandidatëve, i 'futen' punës! Kamerierë, kuzhinierë, bujq, sportistë e DJ (VIDEO)

9 Maj, 11:52| Përditesimi: 9 Maj, 12:23

  • Share

Pjesë e garës elektorale, apo thjesht pasione të fshehura? Sido që të ketë qenë, këtë herë kandidatët për në parlamentin e ardhshëm ofruan shfaqje nga më të larmishmet

Të majtë e të djathtë, të rinj e të vjetër, provuan të dëshmojnë, se nuk janë të ndryshëm.

E kështu i hynë punës në ara, pastaj me traktor duke ushqyer kafshët, apo duke u kujdesur për lulet e pemët...

Të tjerë treguan ambicie për art, por nuk munguan këshillat që lidhen me botën e modës

Të tjerë e morën vetë në dorë situatën, si trashëgimtarë të fasonerisë.

Në një Shqipëri ku baret e restorantet janë vendi ku konsumohet më shumë kohë e ku zgjidhen dhe pjesa më e madhe e halleve, mes kafeve, ëmbëlsirave apo qofteve, kandidatët zgjodhën të jenë dhe protagonistë në vetë të parë.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?