TIRANË- 61 persona mes tyre, politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës të administratës publike janë verifikuar në 9 muaj nga njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Interesimit të Report Tv për një bilanc të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj me shifrat e janar-shator 2020. Në total, në këtë periudhë sipas Prokurorisë janë dorëzuar për verifikim pranë tyre 85 kërkesa, ku numrin më të lartë e mban Departamenti Administratës Publike me 36 kërkesa. 28 Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, 9 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ndjekur nga SPAK me 4 kërkesa.
Të tjera institcuione që kanë kërkuar verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme për efekt dekriminalizimi janë Partia Demokraitke me 2 kërkesa, Këshilli i Lartë Gjyqësorë me tre kërkesa, Komisioni i Zgjedhjeve me një kërkesë e Komisioni i Vetting me një kërkesë.
Vetëm pak ditë më parë, PD akuzoi kryeprokurorin Çelaj se mban peng dekriminalizimin e dy kryebashkiakëve socialistë, atë të Vau të Dejës, Mark Babani dhe të Mallakstrës, Qerim Ismaili. Por prokuroria sqaron se për këta të dy, ende s‘ka mbërritur përgjigja e letërporosive dërguar jashtë vëndit.
Nga 85 kërkesa sipas njësisë së dekriminalizimit 61 prej tyre janë përfunduar dhe dërguar për vendimarrje institucioneve të interesuar dhe 24 prej tyre janë ende në verifik, përfshi edhe dy të zgjedhurit lokal. Ndërkohë rezulton se edhe pas dy vitesh kjo njësi ende ska mundur të përmbyll verifikimin për 18 subjkete, 2 të mbartura që prej 2018-ës dhe 16 të mbartura prej vitit 2019.