200 mijë lekë për të rezervuar një varr, 8 të arrestuar, 2 nën hetim, 2 në kërkim! Në pranga edhe përgjegjësi i sektorit të varrezave publike në bashkinë Tiranë (EMRAT)

6 Korrik 2022, 10:38| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 09:30

  • Share

TIRANË-  Shitja e varreve në Tufinë ka çuar në pranga 8 persona, mes tyre edhe drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini. Me këtë skemë korruptive ku sekserët takonin njerëzit që donin të varrosnin dikë apo rezervonin një varr, ishin përfshirë edhe disa zyrtarë të tjerë që punonin në varrezat e Tufinës, si dhe sekserë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit 200 mijë lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Nga 12 masa sigurie, janë ekzekutuar 10 prej tyre, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të personave të përfshirë në këtë skemë korrupsioni, dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj.

Po ashtu nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë. 

Në pranga kanë rënë:

- Eliodor Ndini, 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

- Xhemal Mena, 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- Latif Shehu, 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

- Gazment Daja, 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

- Bujar Lica, 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

- Alban Ajazi, 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Endrin Milla, 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Fatjon Gjonaj, 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm". 

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Julian Çuka, 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.

Ora 17:52
Korrupsioni me varret në Tiranë, Veliaj: Kishim 3 vite që kërkonim zbulimin e grupit

 

‘Kush i bën varrin tjetrit bie vetë brenda’. Kështu zgjodhi ta komentojë kryetari i Bashkisë së Tiranës operacionin e zhvilluar sot nga prokuroria e Tiranës për zbulimin e një grupi që shiste varre, dhe çoi në arrestimin e 8 personave. Veliaj tha në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës se bashkia kishte 3 vite që kërkonte të zbulohej se çfarë ndodhte me varret.

“Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj.

Ora 15:17
Kushtonte deri në 50 mijë lekë, ky është një nga varret e rezervuara në Tufinë

1657113303_page.jpg

Fotoja që shihni është një ndër varret  e rezervuara me çmim nga 30-50 mijë lekë. Vari në realitet ishte bosh, por ndërtohej në mënyrë të tillë si të ishte një varr i vërtetë.

 

 

Ora 13:47
30-50 mijë lekë për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

1657102267_varrezat.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e të arrestuarve për abuzimin me tokën në varrezat e Tufinës, për varre të parablerë.

- Eliodor Ndini, 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

- Xhemal Mena, 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- Latif Shehu, 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

- Gazment Daja, 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

- Bujar Lica, 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

- Alban Ajazi, 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Endrin Milla, 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Fatjon Gjonaj, 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm". 

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Julian Çuka, 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.

Ora 11:24
Abuzimi me tenderat tek varrezat publike, 8 të arrestuar për korrupsion e shpërdorim detyre

1657096792_prokuroriaetiranes.jpg

8 është numri i të ndaluarve në kuadër të një operacioni që po zhvillohet nga prokuroria dhe Krimi Ekonomik në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet për një abuzim në lidhje me tenderat  tek varrezat publike. Në këtë hetim të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, për të zbuluar skemën e korrupsionit e shpërdormit të detyrës janë përdorur përgjime e vëzhgime ambientale, si dhe kontrolle zyrash e banesash.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasemi: 14/07/2022 22:52

    Vtm i mbajne kot se skan bere nij krim apo vrasje Ju po e vidhni vet popullon jo ato qe nk kn mar lek vtm me honger buk o plera

    Përgjigju
  • Aliu: 06/07/2022 21:11

    “Te trasheguar prej vitesh”, thote mashtruesi klasik. Yyyyttt vemje e peshtire

    Përgjigju
  • Riku: 06/07/2022 20:15

    Hetoni tenderat e bashkise dhe ppp, mos u merni me varrmihesit e shkret.

    Përgjigju
  • BENI: 06/07/2022 18:43

    HAHAHAH HAHAHHA VELIAJ E PASKA KERKUAR PREJH 3 VITESH AHHAHAHAHA HAAHAHHA HAHAHAHAHAHAHAAHH OI MASHTRUESS

    Përgjigju
  • Tata: 06/07/2022 11:54

    Jo gjithe te varrosurit figurojne ne regjistrat e varrezave,une kam 2 varre pa adrese

    Përgjigju
    • Niku: 06/07/2022 18:29

      C'lidhje ka kjo me kete ceshtjen e korrupsionit? Apo duhet te thoje dicka edhe ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?