'Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion në krijim e sipër'/ Lleshaj nga Vlora: Lufta kundër krimit pa kufizime gjeografike (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 12:53| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

VLORE- Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është në krijim e sipër. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ishte sot në Prefekturën e Vlorës ku adresoi disa problematika të rendit dhe sigurisë. Lleshaj tha se lufta kundër krimit nuk do të ketë kufizime gjeografike dhe do të shtrohet në të gjithë territorin e Republikës.

"Njësia është në krijim e sipër, sepse nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare e saj por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot. Kur të formalizohet do të dini detajet. Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë. Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e policisë është mbështetje për qytetarët, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim policinë në mënyrë që ajo t’i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin  e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë. Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkurron, nuk krijon situata konkurruese midis procedurave të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron", tha Lleshaj.

Gjatë mbledhjes Lleshaj u shpreh se gjatë vitit 2020, prioritet mbetet rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, por nuk la pa përmendur edhe sigurinë rrugore dhe lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa nuk la pa theksuar edhe emërtimet e rrugëve, shesheve, proces i cili siç ai tha do t'i besohet institucionit të prefekturës.

"Viti 2020, i rëndësishëm dhe prioritet është rindërtimi i vendit pas tërmetit të nëntorit. Qëllimi tjetër mbetet goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre. Krimi ka ngritur një biznes të dëmshëm për vendin. Goditja e krimit mes financave të tyre është prioritet dhe kryesore. Për këtë kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve dhe jo vetëm policisë. Flas për ato institucione që merren me tatimet apo taksat.

Siguria rrugore qëllim i rëndësishëm. Viti 2020 i rëndësishëm për një siguri të lartë rrugorre.

Lirimi i hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Vitin e shkuar ndërhymë për të larguar ata që kishin ndërhyrë në mënyrë të paligjshme. Por tashmë do të vihen para përgjegjësisë ata që nuk ndërhyjnë sipas ligjit.

Nëse të gjitha institucionet do ta bëjnë si duhet punën e tyre,  nuk ka sesi të kete raste kultivimi. Vjet ka qenë maji,  kur i thamë policisë çfarë kapet brenda kësaj date është merita juaj, çfarë bëhet pas kesaj date është përgjegjësia juaj. Këtë vit ky afat është Marsi. Jam i bindur se kjo do të realizohet si objektiv. Por nuk është vetëm  përgjegjësi e policisë, por edhe administratorët lokal, kryepleqtë dhe pushteti vendor etj.

Edhe ne këtë rast policia do të merret me personat  përgjegjës  jo me bimët. Pra jo të kosisë me male, kjo është qasja  dhe jo objektiv. Nëse është territor privat është e thjeshtë përgjegjësia, nëse është territor shtetëror është e qartë përgjegjësia. Fenomeni është minimizuar, por po  punojmë ti shterojmë një burim financiar krimit në përgjithësi.  Çështje tjetër e rëndësishme ka te bëjë me emërtimet e rrugëve, shesheve banesave  për tu mundësuar, një administrim normal  i territorit. Integrimi i regjistrimit, të adresave me atë të gjendjes civile. Ky proces do ti besohet  prefekturës si proces", tha Lleshaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labo: 14/02/2020 15:19

    Ca thua clidhje kam vl me me katunaret qe kan zbrit ne vl. Ky lleshaj mw dukej burr i mir po mesa duket ska informacion cdodh ne vl nje pyetje cne sqellohen grupet e vl cne asnje blind i sekuetraur ne vlore gjith kjo me ve ne dyshim per policin e shtetit qe cdo gje eshte show dhe gjith vlora i di grupet dhe au afrohwt uroj qe te vihet rend sa me shpejt ne gjith shqiperin zoti lleshi pyet njeher fier vl lushnje durres tiran elbasan fushkruj shkoder te thona na kush jan po si di vet

    Përgjigju
  • Gjorme: 14/02/2020 13:54

    Beni zape minjete vlonjate , nuk durohete me jeta në Vlore, njerese të liqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?