Njësimi i diplomave për nxënësit e ardhur nga jashtë vendit dhe refugjatët/ Nga 45 ditë, koha e pritjes bëhet 5 ditë

23 Janar, 16:27| Përditesimi: 23 Janar, 16:41

  • Share

Studentëve që janë diplomuar jashtë vendit dhe duan që ta ushtrojnë profesionin në Shqipëri, nuk do t’u duhet të presin gjatë deri në njësimin e diplomave. Nga 45 ditë që ishte, koha e pritjes bëhet 5 ditë për studimet në SHBA, BE e Britani, ndërsa për ata që kanë studiuar në universitete të vendeve të tjera, procedura shkurtohet në 30 ditë.

 “Ne jemi duke punuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe së bashku sapo kemi finalizuar ndryshimet në rregullat për njohjen dhe njësimin e diplomave të studentëve dhe profesionistëve që kanë studiuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e njohjes dhe pritjes së diplomave nga 45 ditë në 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Japonisë, Izraelit. Ndërsa për sa i përket vendeve të tjera kjo procedurë reduktohet nga 45 në 30 ditë”, tha ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Me synimin për të rritur cilësinë në arsim, Ministria e Arsimit firmosi marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për reformimin dhe modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore,

“Nëpërmjet këtij partneriteti të ri, transformojmë Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në një agjenci autonome, e cila jo vetëm të mundësojë një vlerësim transparent dhe meritokratik të bazuar mbi standarde dhe metodologji të unifikuara me vlerësimet ndërkombëtare, duke i sjellë këto në kontekstin lokal, por edhe duke bërë të mundur që nga këto vlerësime, qofshin kombëtare, qofshin ndërkombëtare, ne të kemi bazën e të dhënave nga të cilat të nisemi për të përmirësuar cilësinë në arsim në të gjithë shkollat shqiptare.”, u shpreh ministrja.

Procesi i transformimit të QSHA përfshin rritjen e kapaciteteve dhe aftësive, zbatimin e kuadrit të ri ligjor si dhe monitorimin e qëndrueshmërisë organizative e financiare të saj në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?