Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

26 Prill, 17:27| Përditesimi: 26 Prill, 17:44

  • Share

Fëmijë, gra e burra nga të gjitha grupmoshat u bënë bashkë për të përkujtuar kurorëzimin e martesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut me Donikën, ashtu si ndodhi në Manastirin e Ardenicës, 573 vite më parë.

Çdo 26 prill tashmë qytetarët lushnjarë festojnë me këngë e valle të veshur me kostume tradicionale të zonës, ku nuk mungojnë edhe prodhimet ushqimore nga bizneset e trevës.

Ansambli i qendrës kulturore Vaçe Zela improvizoi po ashtu ardhjen e Skënderbeut dhe Donikës në Manastirin e Ardenicës.

Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa tha se kjo datë vijon të ruaj traditën, por  është një mundësi e mirë për promovimin turistik të zonës.

“Jo vetëm për ta kujtuar këtë ditë, por duke organizuar festa të tilla ne arrijmë të përçojmë tek brezat e rinj historinë aq të lavdishme që ka bërë heroi jonë kombëtarë Gjergj Kastrioti”. Këtë traditë do ta vazhdojmë akoma edhe në vitet në vijim, sepse duam që jo vetëm të kujtojmë këto data, por të promovojmë këtë zonë turistike, një nga zonat më të frekuentuara të turistëve në zonën e e Bashkisë Lushnje, por të promovojë edhe kulturën tonë lokale, bizneset dhe kulinarinë lokale”, tha kryebashkiakja Sefa.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?