Shkrimtari i njohur Agron Tufa ka nxjerrë në pah një tjetër emër, që sipas tij ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Ai ka publikuar një dokument të asaj kohe që bën fjalë për shkrimtarin Nasho Jorgaqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa shkruan se Jorgaqi njihej me pseudonimin "dragoi", duke e cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.
Sipas Tufës, Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.
Postimi i plotë i Agron Tufës:
Nasho Jorgaqi spiuni i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Dragoi”
Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.
Se si mund njeriu të ketë vlerësime pozitive për një kuçedër,dhe pjellat e saj,si Sigurimi i Shtetit një Zot e di. Agron Tufa,ti rrofsh dhe vazhdo të thuash i lirë fjalën tënde.
PërgjigjuTufa si njeri i katapultuar ne shqiperi nga Bashkim Gazidede zoteron tere arshiven digjitale te ish shikut dhe venia per nje periudhe disavjecare ne krye te institutit te krimeve te komunizmit sa i plotesoi atij vakumin e mungesave. Me nje plan te detajuar qe te kerkonte strehim politik goditi disa figura kryesore qe jane ne pushtet dhe ja arriti qellimit ta perdorte si alibi dhe tani vazhdon i qete te godase sipas planit afatgjate. Kerkoni dhe do gjeni nje arshive te papare te marre me vete por dhe me dy miqt e tij qe ndihmojne nga tirana qe i ka pasur ne pune ne institutin iskk profesori eshte nje intelektual qe as tufa e markut te mergates nuk i afrohen dot dhe koha do tregoje vlerat qe ka
PërgjigjuNuk ka vlen Te merremi me kryespiune si Tufa. Kush eshte Ky Tufa? Akoma vazhdon Te spiunoje, mendoheni cfare ka bere ne komunizem. Tufa spiuni I pavlere.
PërgjigjuZ.Tufa na 5 leke se na cudite,sepse kaq vlen informacioni jot I vjeteruar,qe eshte si ilac qe I ka humbur vlera dhe efekti.Po te flasesh me mendesine tende,te themi te drejten, artistet tane dikur,njelloj e kane bere demin,spiune ose jo ,se ishin te rralle ata qe u rebeluan.Mjaftonte nje urdher nga lart dhe nje propozim ,nje duartrokitje e nje vote pro, nga poshte, dhe ishe njelloj I djegur.Kush ia hidhte vetem me censure,mos botim,mos skenim,mos aktrim,mos kendim,kush ia hidhte me transferim,ose edukim <<ne fshat,ose ne gjirin e klases punetore>>,ishte vertet me fat.Me fatkeqet u arrestuan ose u ekzekutuan.Prandaj ne fund ,/Lidhja e shkrimtareve e artisteve /u shkri e I dha fund ekzistences se saj.Z.Jorgaqi nuk ishte as me I mire ,as me I keq se pjesa tjeter,se ashtu ishte koha atehere.Sa per /Mergaten e qyqeve/,si roman eshte shume I mire dhe tregon realitetin.Shumica e emigranteve ishin njerez shume te thjeshte,qe u shkuan pas krereve te tyre si besnik qe ishin,ose u larguan per shkak te zgjedhjes qe morren vete per jeten e tyre.Jo te gjithe keta emigrante kishin nivelin intelektual,pasuror ,apo rrjetin e miqesise e influences qe kishin kreret e tyre ne mergate.Shume prej tyre ,per para apo parime u sherbyen krereve te emigracionit dhe sherbimeve te huaja qe qendronin pas disave dhe shpesh mbeten viktima te Sigurimit.Dhe jo te gjithe keta emigrante paten sukses ne jeten ne emigracion.Sa per Sigurimin ata vertet I percane shume prej ketyre njerezve,mjafton te lexosh /Dosierin/e para ca diteve,ku vete nje I arratisur ne U.S.A e konfirmon nje gje te tille.Sa per ju z.Agron Tufa ju rate vete Brenda tani I nje veprimi qe e pohoni dhe vete qe e urreni.Si ju ben te ndihesh te qenurit <<SPIUN I SPIUNIT>> ,z.Tufa?!
PërgjigjuZ.Tufa, informimi, ka qene, eshte, dhe do te mbetet nje nga menyrat dhe metodat e te berit dhe mbajtur shtetin ( kushdo qofte ai dhe sistemi politik ). Duke goditur ate, informimin, ke goditur shtetin tend, atdheun tend. Motivimin e njerezve per ti sherbyer atdheut te vet, duke informuar, eshte gjithmone e me e veshtirre perderisa ka njerez si ty, kaq pa shpirt, e pa formimin minimal atdhedashes. Nasho Jorgaqi ka bere shume per atdheun e tij, sa qe ti nuk mund ta besh as ne endrrat e tua. Ai e beri per nje motiv aq shume te madh sa do ishim te gjithe krenare per ta bere, kuptohet, gjithmone pervec viktimave, besoj eshte normale ne cdo logjike normale te botes. Edhe ti sot bere nje "spiunim", por ne ndryshim nga Nasho Jorgaqi, motivi jote eshte thjeshte shfryrje e qelbersirllekut qe te eshte gatuar shpirti jot i zi, urrejtja per nje njeri te nderuar. E shikon sa larg je ti me Z. Jorgaqi? E keshtu do jesh gjithe jeten. Kujdes; Une qe te shkruaj nuk kam qene kurre spiun i sigurimit, por do ta kisha per nder te kisha qene, megjithe keqardhjen per viktimat, shteti mbi te gjitha, ne cdo sistem politik.
PërgjigjuNasho Jorgaqit ti, dhe shume si ti, nuk i arrin as tek kepucet. Shqiperise i duhen shume me teper Nasho dhe shume me pak si ti. Edhe sikur te kete punuar per organet e sigurimit te shtetit, ka qene dhe eshte nje nder punet me fisnike.
PërgjigjuProf .Nasho Jorgaqi eshte shkrimtar dhe gjuhetar qe ka lene gjurme ne kulturen shqiptare ,por ti je vetem nje mbeturine e pa ciklueshme qe nerresh me mashtrime dhe deklarata qe krijojn neveri je cilido.Meqe ditke kaq shume ,trego cilin ka spiunuar me fakte dhe jo hedh fjaken kot
PërgjigjuPo ti ne kete rast je tamam spiun. Nuk i afrohesh prof. Jorgaqit as te maja e kembes si intelektual. Bajga.
PërgjigjuSigurimi i mergates ka zgjedhur gonin ne krye meqe nuk i ecen me shkrime se ska talent do merret me keshtu dosje se terheq vemendje si bir i shuhadolit
Përgjigjua nuk te duket vetja pak spiun edhe ty???!!
PërgjigjuKujt i plasi o idiot se çka qënë Nasho Jorgaqi... Rëndësi ka se çfarë jeni ju “gjahtarët e fantazmave”,njerëz pa vlera,artistë të dështuar,apo politikanë inatçorë që fshihni pisllëqet tuaja duke akuzuar të tjerët si pisanjosa! Me shumë mundësi të treja bashkë!
PërgjigjuNasho jorgaqi eshte nje shkrimtar i besum per arsy ka studju dokumenta te ministris jashtme te asaj kohe por Mergata e qyqeve asht e vertet pasi un kam arrit me njoft njerzit qe per shkrun ne liber ata ishin naciionalist por te pa shkoll rregjimi i enver hoxhes pregatiti me shkoll ide dhe pare por un kam mendimi se qyqe nuk kan qan por kan burrni edhe sot qe un jam jasht shteti mase 30 vjet nuk me thuajne qyqe por me thuajne Shqipe por te lam kohes per ta gjyku un kam respekt per intelegjensen Nasho jorgaqit pavmrsisht koha ishte e till