Foto Ilustruese

Sociale

Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

3 Mars, 12:37| Përditesimi: 3 Mars, 12:41

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës të të gjitha kategorive do të njihen si të barasvlefshme me ato austriake.

Ambasadori Velaj shkroi se ky vendim hyri në fuqi prej datës 1 mars 2025.

“Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë se, sipas njoftimit zyrtar nga pala austriake, shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre shqiptare ose atë të Kosovës deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë.

Për ata që qëndrojnë më gjatë, lejet e drejtimit mund të konvertohen në austriake pa dhënë provimin praktik”, shkruhet në faqen e ambasadës në rrjetet sociale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?